Arkiva
28 Shkurt, 2024
Me fillimin e muajit mars nisin edhe planifikimet për shetitje në destinacionet që na pelqejnë apo që nuk kemi qenë më parë.
Madje kur punoni gjatë tërë vitit për të shpenzuar në pushime jashtë vendit ku jetoni sigurisht që lista e vizitave është më e ngushtë.
Paper Blog do të ndaj me ju tri destinacione të fshehta dhe njëkohësisht të përballueshme financiarisht duke filluar nga fluturimi e deri tek ushqimi për ngrënje të cilat mund t’i vizitoni pasi t’i keni parasysh këto detaje.
Ostuni, Puglia- Itali
Ostuni njihet ndryshe edhe si “Qyteti i Bardhë” (La Città Bianca në italisht) për muret e tij të bardha dhe arkitekturën e murve të lyera me të bardhë .
Aeroporit më i afërt për të zbritur është ai i Brindisi-t, nga aty mund të merrni një tren i cili do të ju kushtoj 4 euro deri në Ostuni dhe do të zgjatë 20 minuta. Ndërsa në agjensionet turistike ajrore mund të gjeni bileta duke filluar nga 25 euro.
Koha më e përshtatshme për të vizituar Ostunin janë muaji maj, qershor dhe shtator. Gjatë kësaj periudhe ju do të keni ditë me diell por jo temperatura të larta dhe të papërballueshme ngaqë qyteti është i gurtë dhe piku i verës mund të jetë i mundimshëm për vizit.
Disa vende që mund t’i vizitoni përderisa qëndroni në Ostuni janë:
Piazza della Liberta, Museum of Preclassic, Parco Naturale Dune, Ristorante Taverna della Gelosia, Arco Scoppa, La Citta Bianca, Colonna di Sant’Oronzo.
Ushqimet karakteristike të Ostonit që edhe ju mund t’i provoni:
Orecchiette with polpette, Panzerotti Focaccia, Coctail Borgo Antico, Bistrot, Braciole, Granita.
Nëse qendroni në Brindis kostoja e shpenzimeve është më e ulët, por nëse qëndroni në Ostuni hotelet kanë kosto më të lartë për shkak të turistëve francez.
Zaandam, Holand
Zaandam është një qytet i vogël që ndodhet në veri të Amsterdamit dhe vetem 5 minuta larg tij nëse udhëtoni me tren. Me mullinjtë e tij të erës që punojnë vazhdimisht dhe fabrikat tradicionale, qyteti DeZaanse Schanslagja prodhon gjithçka, nga djathi dhe çokollata deri te këpucët tipike holandeze prej druri.
Aeroporti më i afërt për të zbritur është Amsterdam Schiphol.
Fluturimi mund të ju kushtoj deri në 100 euro, nëse planifikoni të shkoni me bus nga Amsterdami në Schiphol do të ju kushtoj vetëm 4 euro.
Koha më e përshtatshme për vizit janë muaji prill, maj dhe tetor.
Periudha ideale për të vizituar qytetin në prill kur çelin edhe tulipanet, nuk është shumë ftoht dhe shumicën e kohës ka diell.
Disa nga vendet që mund t’i vizitoni janë:
Mullinjtë e Erës, Muzeun e Djathit Gouda, shtëpit klasike holandeze, xhiro me vark, Kompen Workshop, Gedempte Gracht etj.
Ushqimet vendase që mund t’i provoni: Djathi Gouda, Appeltart, Frijetes (patate), Pancake me krem, Waffle dhe pafund birra.
Konsiderohet si një vend që ka nevojë për një buxhet mesatar për tu vizituar, mendoj se ja vlen të vizitohet për një natë.
Monopoli, Itali
Emri i qytetit rrjedh nga greqishtja “monos polis” që do të thotë unik dhe i vetmi.
Aeroporti më i afërt që mund të zbrisni është Bari, duhet të marrësh trenin për të vazhduar në Monopoli i cili do të ju kushtoj vetëm 4 euro. Ndërsa biletat e fluturimit mund t’i gjeni deri në 20 euro.
Koha më e përshtatshme për vizit është në muajt maj, qershor dhe shtator. Është periudha ideale për të vizituar në qetësi qytetin dhe aktivitetet brenda.
Disa nga vendet që mund t’i vizitoni janë: Church of Saint Mary (kisha e purgatorit), Porto Antico, Lungomare, Porto Vechio Beach, Qendren Historike etj.
Ushqimet karakteristike që mund t’i provoni: Fochachia, Forno delle Meravigllie, Panficio Fortuanto, Panine me fruta deti.
Një ndër perlat e vërteta për të vizituar gjatë kësaj kohe është Poligano a Mare.
Konsiderohet si një vend që mund ta vizitoni me kosoto të ulët, që nga bileta e udhëtimit, ushqimi e deri tek plazhi që mund ta bësh pa para pa qenë nevoja të paguani për çadër.