Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Maj, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

E di çfarë i dashur lexues; me qenë kreativ, i bjen me leju vetën me bo gabime, e me qenë artist i bjen me ditë cilat prej gabimeve me i mbajtë e cilat mos me i përserit.

Cilat ishin lajmet më të rëndësishme që ndodhi këto ditë në Kosovë?

Ka aq shumë vetura në Prishtinë, sa që nuk po mjaftojnë më targat aktuale.

Prandaj, MPB-ja po e ndryshon sistemin që të krijohen më shumë kombinime për veturat e reja.

Deri tash, targat me kodin “01” kanë pasur tre numra, por tash shteti po planifikon t’i bëjë me katër numra, sepse janë harxhuar pothuajse të gjitha kombinimet e mundshme.

Sipas draftit të ri, numrat do të fillojnë nga 1001 deri në 9999. Drafti i ri përfshin gjithsej 16 lloje targash, përfshirë ato civile, zyrtare, për motoçikleta, mjete bujqësore dhe automjete muzeore.

***
Kosova ka shpenzuar shumë para për njerëz që janë arrestuar ose mbajtur në burg pa pasur prova të mjaftueshme kundër tyre.

Pra, dikush është akuzuar për një vepër penale, por më vonë gjykata ka vendosur se ai person nuk ishte fajtor. Për këtë arsye, shteti detyrohet t’i paguajë kompensim për dëmin që i është bërë prej 900 mijë euro gjatë vitit 2025 për kompensimin e personave që janë privuar nga liria pa bazë ligjore.

Problemi përveç parave është edhe besimi. Qytetarët po e humbin besimin në drejtësi.

****

Bojan Jevtiq, zyrtar policor i Kosovës i dënuar së fundi për spiunazh, u mësua se kishte qenë njëkohësisht pjesëtar i Policisë së Serbisë dhe rezervist i ushtrisë serbe.

Sipas aktakuzës, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dokumente që dëshmojnë lidhjet e tij me institucionet serbe që nga viti 2009. Ai ka pranuar se kishte kontratë me Ministrinë e Brendshme të Serbisë edhe gjatë kohës sa punonte në Policinë e Kosovës.

Hetimet tregojnë se Jevtiq kishte dërguar informata konfidenciale tek shërbimi serb BIA, përfshirë plane operative të Policisë së Kosovës pas sulmeve në Banjskë dhe Varagë.

Po ashtu, ai kishte komunikuar me zyrtarë serbë për lëvizjet dhe ndalimet e policëve kosovarë në territorin e Serbisë.

Jevtiq është zyrtari i parë i Policisë së Kosovës që dënohet për spiunazh.

***
I dashur lexues sa për fund; gjithçka që është kuptimplotë merr kohë!