Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Tetor, 2025

Veç po i vendosi gishtat në tastatur edhe çkado që po mendoj me shkru, po më duket sikur e kam shkru njëherë, po përdori fjalë me të cilat secila hyrje që e bëjë karakterizohet me to, kur po foli me njerez nuk po më dëgjojnë për me m’kuptu po për me m’kthy përgjigje, po tentoj me mësu që jo secili të kupton ani pse njërëzit e tu nuk supozohet me qenë nën obrellen e fjalës “secili”, e kur po më kalojnë njerëzit përball po hapi “new tabs” veç kot sa me mendu qe s’jam me ta edhe sa mos me m’fol, qe një këso lloj dita koka. 

Krejt këto emocione a çkado që i quani, sot i gjeni si tema më të veçanta të elaboruara në podcaste. Kemi fol edhe më herët në Paper Blog për podcast, qitu po e vendosi linkun nëse doni me lexu, cilat podcaste ua kanë sugjeru ekipa jonë në 2024-ën.

Po e quaj pandemia e podcaste-ve, pasi ndoshta janë së fundi e vetmja platformë që shikohet deri në fund, pas shkatërrimit të koncentrimit që na e ka bo minutazha e reels-ave në instagram dhe videot në Tik-Tok.

Po temën e Podcastave e ndajta për me ju tregu një histori suksesi që mundet me ju shërby për inspirim.

Diary of a CEO, që e keni të qasshëm kudo në Youtube, kish arrit numrin prej 13 milionë subscribers këto ditë, ky 13 milionë zbërthehet në dëgjushmëri, shikueshëri e këto të dyja zbërthehen në pare, sukses.

Temat që i trajton ky podcast janë prej ma të ndryshimeve, prej shkenctarëve, msit matching, astrolog, mjek e gjithçka. Në 2017, Steven Bartlett e filloi podcastin në dhomën e tij “dhe askush nuk e dëgjoi” shkroi në një postim të tij dje, teksa i ndau disa prej këshillave për këdo që është kreator.

“Këmbëngul në vetën tënde” dhe “duaje atë që do- shijoje përderisa e bënë” (për këta të fundit, ju siguroj që qashtu është, mërzinë e botës me ndi në gjykës, kur e dinë që je tu punu diçka që e do t’kalon pas pak).

“Nëse mendon që gjithçysh duhesh me bo pare para se me i bo 10 vjet përvojë, shumë shpejt ki mu lodh”

-Dështo – mëso – përmirësohu – rritu.

-Gjëja e dytë është të qenit ekip.

-Asgjë nuk i lëkund të ardhurat e tua më shumë se ata që zgjedh dhe që rezonojnë me ty.

-Si kreator ti gjithmonë gjendesh në stuhinë konstante të përgjigjeve, validimit dhe feedback-ut.

-Të kuptosh se podcasti është vetëm një çast në një kohë të caktuar dhe të lejon të jesh vetëvetja me gjithë zemër, e shton më shumë dashurinë për punën që bënë.

-Si dhe nëse je dikush që sapo ke filluar krahasoje veten tënde sot me veten dje!

Edhe a di çka është diçka e mirë që e dëgjova prej Bartlett: në një prej podcasteve, morri materialet për përgatitje të intervistës për personin e gabuar dhe kur e takoi, diti aq mirë të nxjerrët nga situata, sa dha një këshillë shumë të vlefshme: për të bërë pyetje të mirë nuk ke nevojë të dish të gjithçka për mysafirinë mjafton ta dëgjosh duke folur dhe pyetjet rrjedhin.