Kojshitë
25 Nëntor, 2024
Në shikim të parë duket se është një kast i përzgjedhur për formatin BIG BROTHER.
Por, bëhet fjalë për 46 politikanë në Shqipëri që janë hetuar, akuzuar, dënuar e përndjekur nga SPAK-u.
Përfshirë këtu 17 nga pozita dhe 6 prej tyre nga opozita.
Qeveria Rama: Arben Ahmetaj (kërkim, Saimir Tahiri (dënim), Lefter Koka (arrest), Olta Xhaçka (hetim), Orgeta Manastirliu (hetim), Sonila Qato (e pandehur), Ilir Beqaj(arrest), Frida Krifca(hetim)
Grupi parlamentar PS: Plarent Ndreca (I pandehur), Jurgis Cybreja (arrest), Alqi Bllako (arrest), Arben Ndoka (kërkim ndërkombëtar)
Artan Gaçi(hetim), Arben Cuko(dënuar)
Qeveria “Berisha”: Salih Berisha (arrest shtëpie), Fatmir Mediu (gjykim), Ilir Meta (arrest), Monika Kryemadhi (hetim)
Gr. Parlamentar PD: Asllan Dogjani (hetim), Flamur Noka (hetim).
Përpos qeveritarëve dhe grupeve parlamentare, janë në hetim dhe të dënuar edhe kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë.
Lista fillon me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe përfundon me ish kryebashkiakun Vangjush Dakon.
Tek të gjthë rëndon akuza për korrupsion të nivelit të lartë.
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përafqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të posaçme, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.