Kojshitë
18 Nëntor, 2024
Kur shkojnë njerëz edhe prej Nepalit për vizitë, aty diçka ka!
Ka diçka që vizitorët e tavernës “Kala” në Elbasan, i ndanë në marakli të ushqimit dhe marakli të koleksioneve. 138 shtete janë grupet e njerëzve nga e gjithë bota që e kanë vizituar këtë restorant, por kjo nuk ka ndodhur vetëm sa për shërbimet që i kanë me tava të ushqimeve tradicionale sepse të tilla hanë edhe në Shkodër, Gjirokastër, Tiranë etj nëse veç ja kanë mësy Shqipërisë për vizitë.
Arsyeja kryesore e gjithë kësaj vizite prej një numri enorm të shteteve, vjen prej koleksionit të kukullave, aparateve dhe radiove që pluhuri i ka mbuluar nga vjetërsia.
Nëse për disa koleksioni i kukullave, koleksioni i harmonikave, orëve e pijatave është atraksion, për shumë të tjerë prania e kaq shumë gjësendëve di me qenë dërrmuese.
Më së largu për ta vizituar këtë vend u ka rënë tibetianëve, i cili është shteti (Tibet – rajon autonom i Kinës) më i largtë prej nga kanë ardhë vizitorë. Pra e lë Murin Kinez, për me ardh në Kala të Elbasanit.
Pak ta çon mallin e një periudhe angleze, se din a me mendu për çaj anglez a për tavë të Elbasanit. As nuk anon ka koha e pushtimit turk, as jo totalisht ka traditat shqiptare, e kjo nuk të lejon me kriju një pështypje të saktë për vendin.
Nuk mund ta quash totalisht vend që të ofron nostalgji, as mister, as hyrje në ndonjë film të frikshëm por një përzierje e të gjithave.
Prap se prap me çuditshmërinë dhe “veçantinë misterioze”, Kala është vendi më i populluar për laramani nacionalitetesh që e vizituan.

“Kala”, gjendet në kalan e Elbasanit, prej pesë pikëve të vlerësimit vendi është cilësuar me totalin e pikëve pra pesë për ushqim, ndërsa për atmosferë tre pikë.
Stina më e përshtatshme për të shkuar në këtë vend është vjeshta dhe dimri, për shkak të mungesës së dritës.
E shtunja dhe e diela do të kishin mbyllje përfekte me një gjellë dhe mish bifteku në zgarë.