Live Stories from Prishtina

LIVE

22 Nëntor, 2025

Një ditë në pjesën “explore” të instagramit, më doli kjo fotoja që e shihni në ballinë dhe ato që do shihni më poshtë në artikull ose në swipe të postit në instagram. Vetë ideja më shtyu të kërkojë për titullin dhe të shoh se çka bëhet fjalë.

Ja koncepti i saj:

“Farm Is Table” është një instalacion në tokë dhe një tryezë e ngrënies e krijuar drejtpërdrejt nga vetë dheu i fermës një koncept artistik që sfidon idenë tradicionale të ushqimit “nga ferma në tryezë”.

Këtu, tryeza është ferma. Kjo qasje radikale krijon një formë të re ku vendi i ngrënies nuk është thjesht pranë natyrës, por pjesë e saj.

Tryeza e gjatë vendoset në nivelin e tokës, ndërsa vendet e uljes gërmohen në dhe. Në qendër nuk qëndron dekor artificial, por barishte, bari, lule të egra dhe bimësi spontane një natyrë e paprekur që bëhet pjesë e përvojës kulinare.

Kuzhinierja Caroline Hahm krijoi një menu me disa pjata, kryesisht të mbjellura nga vetë Treiber Farm.

Edhe lulet e dekorit ishin mbjellë brenda tryezës, duke e bërë çdo element të vaktit të lindur nga i njëjti tokë.

Fermeri dhe artisti Peter Treiber Jr kontribuoi me shërbimin e pijatave dhe mjete të bëra nga vegla bujqësore, duke krijuar një kontrast intriguese me enët klasike të bardha dhe lugët prej çeliku.

Në një ngjarje të dizajnuar me kujdes, 30 njerëz u ulën së bashku për të ngrënë.

Burimi konceptual i “Farm is Table” lidhet me projektin “A new futurist cookbook”, i nismuar nga Allan Wexler dhe Michael Yarinsky si një reagim bashkëkohor ndaj Futurist Cookbook të vitit 1932, të F. T. Marinetti për inovacionin gastronomik.

“The Futurist Cookbook” është një libër që përqon ide i vitit 1932 nga Filippo Tommaso Marinetti, që nuk funksionon si libër gatimi klasik, por si provokim artistik. Ai synon të revolucionarizojë mënyrën si njerëzit hanë dhe e përjetojnë ushqimin, duke hequr dorë nga traditat (sidomos makaronat) dhe duke krijuar një “kuzhinë të së ardhmes”. Libri përmban receta absurde, skena performative dhe rregulla të ngrënies që aktivizojnë të gjitha shqisat: shijen, aromën, prekjen, tingullin.

“Futuristët” kërkonin ushqim dinamik, modern dhe të lidhur me teknologjinë, shpejtësinë dhe jetën industriale. Në thelb, libri është një përzierje e artit, humorit dhe manifestit kulturor që e trajton ushqimin si eksperiencë multisensore dhe si formë arti konceptual.

Libri propozon eliminimin e traditës (sidomos pastave)

Marinetti besonte se makaronat e bëjnë njeriun “të ngadalshëm, sentimental dhe të rëndë” prandaj kërkonte heqjen e tyre përreth, duke e zëvendësuar me ushqime të lehta, dinamike dhe moderne.

Libri përmban rregulla të çuditshme, si:

Të hahen ushqime duke dëgjuar tinguj mekanikë.
Të preken materiale të ndryshme (zambar, kadife, letër) mes kafshatave.
Të përdoren aroma industriale për të ndryshuar shijen.
Të mos përdoren më pirunë dhe thika në disa raste.

Libri jep receta që nuk propozohen realisht për gatim por për të të bërë të mendosh ndryshe.

“Chicken Fiat” – pulë e formuar si makinë.
“Aerofood” – ushqim që kombinohet me aromë, prekje dhe muzikë.

Ushqime që nuk janë thjesht pijata.

 

E projekti me tavolinen në natyrë ndryshe nga provokimet e këtij libri, synon ta kanalizojë fuqinë eksperimentale dhe fokusin multisensorial drejt qëllimeve moderne: ndërgjegjësim më të gjerë, përfshirje dhe një rishikim të menduar të marrëdhënies sonë me ushqimin.

“Farm Is Table” është një filozofi, një performancë dhe një ftesë për t’u lidhur drejtpërdrejt me tokën që na ushqen.

Po për ty, si të duket një vakt i tillë? Nëse jo përgjithmonë a do ta doje të paktën piknikun si të tillë