Bota
29 Qershor, 2025
Edhe pse qeveria britanike deri tani e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ekspertët britanik mendojnë se në rast të një konflikti të madh, forcat e armatosura do të kenë nevojë për rekrutim të detyrueshëm për të përforcuar radhët e tyre.
Frika po rritet për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus që mund të çojë në një konflikt të madh në Evropë, si dhe tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit.
Rekrutimi është kthyer në temë të nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas JOE uk.
Sipas një strategjie të re qeveritare thuhet se Britania duhet të “përgatitet në mënyrë aktive” për luftë në territorin e saj.
Në parathënien e raportit, kryeministri Keir Starmer shkroi:
“Ideologjitë ekstreme janë në rritje. Teknologjia po transformon natyrën e luftës dhe sigurisë së brendshme. Aktivitetet armiqësore ndodhin në tokën britanike. Kjo është një epokë pasigurie radikale dhe ne duhet të veprojmë me shpejtësi, qartësi dhe në interes të kombit.”
Por kush mund të përjashtohej nga rekrutimi në Britani?
Në Luftën e Dytë Botërore, përjashtimet vinin si pasojë e moshës, profesionit apo gjendjes shëndetësore. Ka gjasa që të njëjtat parime të zbatohen nëse shpërthen një luftë tjetër botërore.
Profesionet që do të përjashtoheshin përfshijnë:
Personat që kujdesen për infrastrukturën kombëtare (si me energji bërthamore, centrale elektrike, hekurudha)
Ata që punojnë për shërbimet emergjente (policia, mjekët, infermierët)
Punonjësit në industri mbrojtëse (prodhues armësh, municionesh etj.)
Bujqit, inxhinierët pra shërbimet jetike.
Koloneli në pension, Philip Ingram tha për këtë revistë se përjashtimet do të bazoheshin në ruajtjen e ekuilibrit të mjaftueshëm për të plotësuar ushtrinë, por gjithashtu të mjaftueshëm për të mbajtur ekonominë dhe shërbimet bazë në funksion.
Mosha:
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, burrat 20–21 vjeç ishin subjekt rekrutimi, por kjo u zgjerua shpejt në moshat 18–41.
Pas vitit 1948, edhe në kohë paqeje, burrat 17–21 vjeç duhej të shërbenin 18 muaj dhe të qëndronin në rezervë për 4 vjet.
Poashtu personat me probleme shëndetësore përjashtohen nga shërbimi. Sot, ushtria britanike ka një listë të gjatë të kushteve:
Probleme me shikimin apo dëgjimin, çrregullime neurologjike, të lëkurës, mendore apo të zemrës, personat që kanë probleme me kockat apo nyjet, dëmtime kronike në gjunjë, shpatulla apo fraktura tjera.
Kur mund të bëhet rekrutimi?
Eksperti ushtarak, Mike Martin, veteran i luftës së Afganistanit, thotë se në rast të një lufte me Rusinë, “Britania s’ka tjetër zgjidhje përveç rekrutimit të popullsisë”.
Koloneli Ingram thekson se janë ende larg kësaj skeme, por tani për herë të parë “shihen rrugë të qarta” drejt një konflikti të madh, gjë që më parë nuk kishte ndodhur në mbi 40 vite përvojë të tij.
Sipas tij, përpara se popullata të rekrutohet, do të ndodhnin këto:
Rritje gatishmërie në forcat e rregullta, dërgimi i trupave jashtë vendit, thirrje masive për rezervistët (jo vetëm si më parë në Irak, Afganistan etj), si dhe thirrje për ushtarët e pensionuar që ende kanë detyrim ligjor për kthim. Vetëm pas këtyre hapave do të fillonte mobilizimi i përgjithshëm i popullsisë.
Cilat janë problemet aktuale me rekrutimin?
Sipas të dhënave më të fundit (deri më 30 shtator 2024), koha mesatare nga aplikimi deri te fillimi i trajnimit bazë ishte:
249 ditë për ushtri
279 ditë për marinën Mbretërore
301 ditë për forcat ajrore
Qeveria po përpiqet ta përmirësojë këtë përmes ndryshimeve në kontrata. Kompania Capita që kishte menaxhuar rekrutimin ishte joefikase, ndaj tani kontrata i është kaluar Serco-s dhe po krijohet një shërbim i ri për rekrutimin e Forcave të Armatosura që do të nisë në 2027.
Ingram thekson se rekrutimi ndikohet nga:
Papunësia e ulët dhe mundësitë e shumta në treg. Lajme negative si skandalet seksuale në RAF (Royal Air Force) akuza për përdhunim në Marinë si dhe vetëvrasja e Jaysley Beck në ushtri.
Qeveria po përpiqet t’i përballojë këto me politika të reja ndërkohë që mediat britanike e konsiderojnë se situata globale po përkeqësohet shpejt.
Teksa jemi të lufta, parashikuesja bullgare e verbër, Baba Vanga (emri i saj i vërtetë Vangeliya Pandeva Gushterova), dha mendimin e saj rreth një lufte të mundshme të Tretë Botërore, para se të ndërronte jetë pothuajse 30 vjet më parë.
Baba Vanga pati thënë se pas rënies së Sirisë, në pranverë do të nisë një luftë e madhe midis Lindjes dhe Perëndimit, që do të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe mund të shkatërroj Perëndimin. Megjithëse shumë nga parashikimet e tjera të saj (si telepatia, Hamilton me Ferrari, alienët, etj.) janë shumë të çuditshme dhe të paargumentuara, ajo u vërtetua me parashikimin e tërmeteve katastrofike që kanë ndodhur deri sot.