Alarmohen prindërit në Shqipëri, pasi fëmijët po i zë gjumi në mësim. Shkaktar çamçakëzi!

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

25 Tetor, 2024

Një lloj çamçakëzi po del të jetë problematik për një shkollë në Tiranë.

Policia është aktivizuar pas informacioneve që kanë evidentuar se në shkollë po përdoret një çamçakëz që po përgjumë fëmijët.

Zyrtarët policor sqarojnë se janë në kontakt me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

“Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thuhet në deklaratën e policisë.