Kojshitë
15 Korrik, 2025
TIRANË – Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore(ISHPSHSH) zhvilluan sot takimin e parë nga një seri tryezash të përbashkëta me mediat shqiptare brenda republikës së Shqipërisë.
Ky takim paraqiti një rëndësi të veçantë për sektorin mediatik, sidomos përsa i përket adresimit të çështjeve që lidhen me sigurinë, të drejtat dhe kushtet e punës për gazetarët dhe punonjësit e medias, duke ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e aktivitetit profesional të mediave.
Në ambientet e një hoteli kryesor në qendër të Tiranës, me një pjesëmarrje të lartë, përfaqësues nga të gjitha disiplinat mediatike morën pjesë dhe diskutuan mbi çështje kyçe:
U prezantua MIRA, një sistem inteligjent që përdor inteligjencë të avancuar artificiale për të identifikuar me saktësi praktika jo të mira pune, në ndihmë të ISHPSHSH por dhe ambienteve të ndryshmë të punës.
Sipas këtij institucioni, MIRA “ndihmon inspektorët të zbulojnë punë informale dhe shkelje të ligjit me një përqindje saktësie të lartë”.
Të dy institucionet vunë në dukje se informaliteti në media ka rënë ndjeshëm, dhe se ekziston një ndërgjegjësim më i madh brenda sektorit për rregullat e punës dhe respektimit të punonjësve.
Përfaqësuesit e mediave ngritën pyetje të rëndësishme për: eliminimin e plotë të informalitetit;
dhe nevojën për përmirësimin dhe përditësimin e Kodit të Punës, duke mbuluar më mirë sektorin mediatik.
Krahas konstatimit të parregullsive, agjentë të tjerë kërkuan mbështetje më aktive nga AMA dhe ISHPSHSH.
Ky takim shënon një hap me rëndësi drejt bashkëpunimit institucional për ngritjen e standarteve në punë dhe zbatimin serioz të të drejtave të punonjësve në media. Të dyja institucionet deklaruan se do të ketë tryeza të tjera të kësaj natyre në të ardhmen.
