Fakte abstrakte
28 Shkurt, 2026
Disa nga aromat më të çuditshme si ajo e benzinës, shiut, librave të vjetër, klorit, madje edhe topave të tenisit, paskan një mënyrë të habitshme sesi ndikojnë tek njerëzit.
Aroma që shpesh lidhen me kujtesën, emocionin dhe evolucionin.
Hunda jonë nuhatë përbërës të vegjël në ajër, por është truri ynë që i shndërron ato në nostalgji, rehati, eksitim ose gëzim, duke na treguar se sa thellë është e lidhur aroma me përvojën njerëzore.
ERA E BENZINËS
Benzina përmban benzen (C 6H 6), një përbërës me aromë të ëmbël që hunda jonë mund ta dallojë edhe kur në ajër ndodhet në përmasa tepër të vogla, vetëm një pjesë në një milion.
Truri e lidh këtë erë me udhëtimet e fëmijërisë, pushimet verore ose kohën e kaluar në garazh. Benzeni gjithashtu e ngadalëson përkohësisht sistemin nervor, duke krijuar një ndjesi të lehtë euforie, e njëjtë sikur një dehje të lehtë.

ERA E SHIUT (PETRICHOR)
Ajo aroma që vjen pasi shiu lagë tokën, quhet petrikor. Gjatë periudhave të thata, bimët lëshojnë vajra që grumbullohen në tokë dhe në gurë.
Kur bie shi, ai çliron këto vajra së bashku me geosminën (një përbërës i prodhuar nga bakteret e tokës). Njerëzit mund ta dallojnë geosminën edhe në 0.4 pjesë për miliard.
Shkencëtarët mendojnë se kemi evoluar ta duam këtë erë, sepse për paraardhësit tanë shiu nënkuptonte mbijetesë.

ERA E LIBRAVE TË RINJ
Librat e rinj kanë aromë vaniljeje dhe bajamesh për shkak të kimikateve të përdorura në bojën e shtypit dhe në prodhimin e letrës.
Kjo erë vjen nga përbërës organikë të avullueshëm që çlirohen nga boja e freskët, letra dhe ngjitësi i lidhjes. Ajo aktivizon qendrën e “shpërblimit” në tru dhe shumë njerëz e lidhin me emocionin, mësimin ose kujtimet e fëmijërisë kur merrnin libra të rinj.

ERA E LIBRAVE TË VJETËR
Librat e vjetër gërshetojnë aromën e ëmbël dhe atë të mykut brenda, kjo pasi letra pas disa viteve fillon të shpërbëhet.
Acidet zbërthejnë materialin organik të faqeve, duke çliruar përbërës si vanilina (aromë vaniljeje), benzaldehidi (aromë bajameje) dhe tolueni (aromë e ëmbël). Është aroma e dekompozimit, por truri ynë e lidh me biblioteka, pasdite të qeta dhe nostalgji.

ERA E KLORIT NË PISHINA
Ajo që quajmë “era e pastër e pishinës” në fakt nuk është klor. Janë kloraminat, të krijuara kur klori përzihet me djersë, urinë dhe vajra të trupit në ujë.
Njerëzit e pëlqejnë sepse e lidhin me argëtimin veror, mësimet e notit, festat në pishinë dhe pushimet. Sa më e fortë të jetë era, aq më e ndotur është në të vërtetë pishina, por truri ynë e asociacion me kujtime të mira.

ERA E TOPAVE TË TENISIT
Topat e rinj të tenisit kanë aromë gome dhe pëlhure, me një nuancë benzeni (po i njëjti përbërës që gjendet në benzinë).
Kjo erë vjen nga përbërja e gomës dhe ajri i presuar brenda topit. Njerëzit e lidhin me sportin, palestrat, fushat e hapura dhe lojërat e fëmijërisë, duke e bërë këtë aromë kimike çuditërisht të këndshme.


