Live Stories from Prishtina

LIVE

17 Maj, 2025

Astrologjia ka përjetuar një ringjallje të fuqishme në epokën e TikTok-ut, duke u bërë një mjet i zakonshëm për të kuptuar the menaxhuar marrëdhëniet romantike dhe miqësitë.

Megjithatë, ndërsa disa e shohin si një mënyrë për vetreflektim dhe argëtim, të tjerë paralajmërojnë për rreziqet e obsesionimit të tepërt në përmbajtje të thjeshtuar dhe shpesh të pasaktë.

Nëse ti posedon një llogari në TikTok, aplikacion ky të cilin nuk mund më ta posedosh më pa e hapur në emër të një user-i dhe nëse sado pak e ke parë një video që ka pasur përmbajtje rreth astrologjisë, ka gjasa që algoritmi juaj t’u rekomandoj edhe më shpesh një përmbajtje të tillë.

Një ditë do të dëgjosh se të gjithë njerëzit që kanë pozicione në shenjën e Dashit së shpejti do të tradhëtoheshin nga partneri i tyre dhe ditën tjetër mëson se do të izolohesh për tre vitet në vijim (sepse Saturni sapo ka hyrë në shenjën tënde diellore). Kjo lloj përmbajtjeje astrologjike e bazuar në frikë ka ekzistuar për shumë vite, por ka fituar më shumë vëmendje ndërsa astrologjia ka vazhduar të rritet në popullaritet falë aplikacioneve si TikTok-u.

Një gjë dallon, astrologjia tradicionale dhe ajo psikologjike, e cila e trajton tabelën e lindjes si një hartë të asaj se kush është dikush, rritjes dhe zhvillimit të tij personal. Ndihmon për të krijuar një pamje të qartë të asaj se kush është ai, në vend që të përdorë parashikime ose fall.

Një ndër aplikacionet e famshme si “dating app”, në Kosovë, DUA, në speed dating, ka marrë dhenë me disa edicione të saj për shkak të interesit të audiencës “për të ditur për të tjerët”. Ndërmjet bisedave ku mes pyetjeve në çift, pas asaj “çka je në horoskop?”, vjen pyetja “a kishe dalë në date edhe pse nuk shkoni në horoskop”, është fenomeni që e kryeson astrologjinë e sidomos kur ja thua dikujt që “nuk e përcjell, nuk i beson horoskopit”.

Ndjenja që “ti nuk je i përshtatshëm” me dikë, të detyron të pyesësh pse dhe detyrimisht të dëgjosh rreth prapavijës së astrologjisë!

Një studim i “EduBirdie” zbuloi se 74% e të rinjve nga Gen Z dhe millennials kontrollojnë shenjat e zodiakut të partnerëve të mundshëm për të shmangur mospërputhjet, dhe një në tre nuk do të dilte me dikë të konsideruar të papajtueshëm. Për më tepër, 21% janë ndarë për shkak të shenjës së tyre të zodiakut.

Ekspertët paralajmërojnë se përmbajtja astrologjike në TikTok shpesh mungon në thellësi dhe personalizim. Kjo mund të çojë në keqkuptime dhe vendime të gabuara në marrëdhënie. Për shembull, një video që paralajmëron për probleme në marrëdhënie mund të mos marrë parasysh kontekstin e plotë të një individi.

A krijon frikë konsumimi i kësaj përmbajtjeje astrologjike tek shikuesit?

Ka shumë tituj kryesorë në botë për momentin… dhe shumë përmbajtje të shpejtë.

Pra mund të jetë shumë e vështirë kur je aty duke parë video që të thonë vazhdimisht se do të ndodhin gjëra të mëdha. Mund të frikësohesh shumë, ose ndoshta të fillosh të kërkosh gjëra në jetën tënde që nuk ekzistojnë realisht.

Ende më e rrezikshme dhe me më shumë ndikim negativ mund të jetë nëse je person që kapesh pas nënkuptimit të çdo fjale, pasi ti po kërkon probleme në vend që të kërkosh zgjidhje.

Reels të Tiktok-ut, tashmë nuk kapin vetëm gjeneratat e reja, pasi të njëjtën përmbajtje mund ta shohësh edhe tek algoritmi i instagramit apo facebook-ut, të një 40-50 vjeçareje/vjeçari, me disa ditët me vonesë.

Një trend i njohur në TikTok është testi i “Moon Phase Soulmate”, ku përdoruesit krahasojnë fazat e hënës në ditët e lindjes së tyre për të përcaktuar përputhshmërinë. Ndërsa ky test është argëtues, astrologët paralajmërojnë se përputhshmëria e vërtetë kërkon një analizë më të thelluar të hartës astrologjike.

Jo gjithçka në internet është e vërtetë dhe e dobishme, vetëm pse e lexon.