Shqipëri / artikull i sponzorizuar
24 Shtator, 2025
Nëse je i lidhur pas të mirave materiale, ndoshta ky artikull nuk është për ty.
Por nëse je njeri i eksperiencave, atëherë lexo më tej. Këtë fundjavë, në Lezhë, në hotelin legjendar të Gjuetisë, do të zhvillohet Axis Experience – një ekperiencë unike dhe ekskluzive. Ky nuk është një event i zakonshëm, por një rrugëtim, një eksperiencë që do të zgjojë të gjitha shqisat e tua.
KUTIA PO HAPET.
Çdo ditë, dymbëdhjetë orë.
Nga ora 16:00 deri në 04:00.
Një udhëtim përmes muzikës, dritës, shijes dhe ndjesive.
Një festë e konceptuar që duket sikur është krijuar vetëm për ty.
Nga Mrizi i Zanave, drejt një universi ndjesish!
Gjithçka nis më 25 shtator në Mrizin e Zanave, e më pas vazhdon me një program që do të të çojë në një udhëtim të paharrueshëm. Nuk bëhet fjalë vetëm për muzikë, por për një aktivizim të plotë të shqisave:
Oborri / Chill Out
Hapësirë e ditës me lounge, kokteje dhe ushqim.
Faza e Pishinës
Vibra progresive pranë pishinës deri në mbrëmje.
Holli
Një hapësirë premium klub, me tinguj imersivë.
Përvoja e Dhomës SOMA
Instalacion dritë & zë, me hyrje vetëm me rezervim.
Skena Kryesore
Zbulohet vetëm natën e fundit.
Muzeu
Ekspozitë mbi historinë dhe kulturën e muzikës elektronike.
Line-up i ëndrrave
Një program i kuruar me kujdes nga Secret Society – themeluesi i Festivalit UNUM – do të sjellë në Lezhë emra të njohur të skenës elektronike:
Ajele, Arbëreshë (Live), DJ Reas, Dymos, Fanatek, Franco Cinelli, Jay Fase, John Bowtie, John Dimas, Kreshnik, Noki, Onno, Paul Svenson, Pife, Pol, Secret 47, Shizzo, Silø.
Një eksperiencë që nuk përsëritet.
Axis Experience nuk është thjesht një festival, por një udhëtim kolektiv i krijuar të ndihet personal. Një format intim, ekskluziv, ku arti, muzika dhe natyra gërshetohen në një skenë unike.
