Kojshitë / Bota / foto / ardmediathek.de
18 Maj, 2025
Basel, 17 maj 2025
Një nate të mbushur me dritë, muzikë dhe simbolika kombëtare iu dha një vlerësim zhgënjyes, i cili erdhi papritur për shqiptarët që besuan me gjithë shpirt se “Zjerm” do të vlerësohej në skenën evropiane.
Zjermit, ju dha vendi i 8-të, i cili paraqet një moment historik për Shqipërinë në Eurovision, që nga 2012-ta.
Hype-i para finales shkaktoi edhe rezervime hoteliere “në erë”.
Që moti, fjalët se Shqipëria do të triumfonte në Eurovision 2025 kishin mbushur rrjetet sociale. Kaq i fortë ishte besimi, sa fansat nisën të rezervonin dhoma hotelesh në Tiranë për majin e vitit 2026, me shpresën se kryeqyteti ynë do të organizonte edicionin e ardhshëm. Një çift britanik madje siguroi apartamentin e tyre për periudhën 8–13 maj, duke paguar paraprakisht një shumë të konsiderueshme “vetëm e vetëm për një vend në histori”.
JOQ ALBANIA ka publikuar foton e mesazhit të disa turistëve të rezervimit në platformën “Airbnb”.
Performanca “kuq e zi” që ndezi skenën
Beatriçe Gjergji nuk u paraqit thjeshtë si vokaliste, por si ambasadore e identitetit shqiptar. Lenteja e kuqe mbi syrin e majtë u shqua si një zgjedhje që përforcoi paletën “kuq e zi”.
Në skenë, “Zjerm” ndërthurte tinguj elektronikë me motive folklorike, duke krijuar një atmosferë hipnotizuese. Teksti i këngës përfshinte edhe fjalën “aman misere”, nga arabishtja “aman” dhe latinishtja “miserere”, që bënte apel për mëshirë që BBC e përmendte si “një nga detajet më guximtare të tekstit, që transporton mesazhin drejt një audiencë më të gjerë.”
Juria ndërkombëtare me përgjigje zhgënjyese
Përkundër reagimit të zjarrtë të publikut, që i dha “Zjerm” 173 pikë, juria ndërkombëtare iu përgjigj me vetëm 45 pikë. 14 komplete gjyqtarësh shpërndanë nota të ulëta, duke renditur Shqipërinë në vendin e 16-të sipas votës së tyre.
Sipas pikëve të dhëna nga publiku, Izraeli kryeson me 297 pikë, duke u renditur i pari në preferencat e shikuesve. Në vend të dytë është Estonia me 258 pikë, ndjekur nga Finlanda me 196 pikë dhe Suedia me 195 pikë.
Shqipëria doli shumë mirë në televotim, duke marrë 173 pikë dhe duke u renditur në vendin e 7-të, një sukses i konsiderueshëm për vendin tonë në këtë garë ndërkombëtare. Austria, fituesja e përgjithshme e Eurovision 2025, u vlerësua nga publiku me 178 pikë, pak më shumë se Shqipëria.
Në rregull, e dimë botërishtë që Eurovizioni është festival me prapavijë politike që më së miri e shprehin tek pikët që ja dhurojnë shtetet njëra-tjetrës.
Në një festival që premton “barazi mes publikut dhe ekspertëve”, si ndodh që diferenca midis tyre të jetë kaq skandaloze? A është procesi i vlerësimit realisht i pandërgjegjshëm ndaj inovacionit muzikor dhe diversitetit kulturor, apo drejtuesit e jurisë i mbahen shijeve të tyre?
Vlerësimi i mediave ndërkombëtare
Ndërsa juria mbeti e ngurtë, BBC shkroi:
“Shqipëria arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me ‘Zjerm’ një provë se muzika elektronike mund të flasë edhe për rrënjët tradicionale. Ky kombinim i guximshëm e vendos në krye të listës sonë të performancave më të mira.”
Kjo nderoi Shkodrën Elektronike me vendin e parë në “Top 5” të BBC-së për Eurovizionin e këtij viti një kontrast i qartë me votën e jurisë. Teksa CNN, e rënditi të parën.
