Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Shtator, 2025

Check-in Festival, në sezonin e tij të 5-të, është kthyer tashmë në një traditë për kryeqytetin, duke na ftuar të bëjmë “check-in” në këtë festë të madhe me muzikë, argëtim dhe aktivitete.

Festivali sjell performanca të artistëve ndërkombëtarë që luajnë për herë të parë në Shqipëri ekskluzivisht për Check-in Festival, si edhe të artistëve vendas.

Ky festival është një ftesë për të apasionuarit e muzikës elektronike dhe asaj rock, duke u shndërruar jo vetëm në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe në një mënyrë për të promovuar turizmin dhe jetën artistike në vend.

Edicioni i këtij viti i Check-in Festival Tirana zhvillohet më 26–27 shtator në Sheshin Italia në Tiranë. Nata e parë i dedikohet muzikës elektronike me performancën e dyshes ikonike gjermane Booka Shade dhe një set ekskluziv nga Trentemøller, i cili rikthehet pas një kohe të gjatë në skenë.

Më 27 shtator, nata e dytë e festivalit sjell surpriza për adhuruesit e muzikës rock, që janë të shumtë në Shqipëri. Në skenë do të ngjiten Attitude Guns N’ Roses Tribute për të sjellë hitet e grupit legjendar, si edhe Eugent Bushpepa, Jericho dhe Lynx.

Biletat janë ende në shitje online në gowild.al dhe fizikisht pranë bar Kino në Bllok, në kinemanë Open Air tek Reja, si edhe në pikën e shitjes në Sheshin Italia.