Live Stories from Prishtina

LIVE

1 Nëntor, 2024

Mbretëria e Bashkuar, po e ka zili Qeverinë e Kosovës, për rritjen e rrogave dhe shtesat për fëmijë.

Kështu ka deklaruar deputetja e Vetvendosjes, Fitore Pacolli, në një paraqitje televizive.

Deputetja Pacolli, ka marrë shembull Britaninë e Madhe duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta” – ka thënë Pacolli.