Botë/N’Kosovë
5 Gusht, 2025
A është ora 18:00 ora e re e darkës? Trendi britanik që po përhapet edhe më tutje.
Ndoshta ende nuk jemi mësuar ta shohim veten duke u ulur për darkë në orën 18:00, por në Londër dhe në pjesë të tjera të botës kjo po bëhet normë e re. E nëse ritmi i jetës moderne dhe obsesioni për efikasitetin vazhdon kështu, shumë shpejt mund ta shohim edhe Prishtinën duke mbushur restorantet para se të perëndojë dielli. Vetëm me sa po duket, njëherë për njëherë jo! T’paktë kështu siç po ecën për momentin.
Sot Joni (një djali i ri, DJ rezident në Noya, “aka” vendin ma të naltë në Prishtinë e ma “IN” të momentit po edhe kolegë në Paper që punojmë bashkë), “Fati” po shpërthen me punë edhe pas orës 01:00. “Fati” është një vend në Prishtinë që bon hamburgera, e krejt prishtinalitë shkrihen. Këtë orën një e morra si një mesatare, sepse kurdo që mbarojnë nejat, “Fati” i pret!
Pra tek na, gjeneratat e reja i mbushin ende klubet verë e dimër edhe i frekuentojnë lokalet për pije prej birrave te negroni e aperoli.
Të kthehemi tek pjesa e studimeve në Angli, që gjeneratën Z, kanë filluar t’i quajnë “losers të jetës së natës”, qe pse:
Sipas platformës OpenTable, rezervimet për darkë në ora 18:00 janë rritur me 11% në Londër dhe me 6% në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje, kompania britanike Zonal thotë se ora mesatare kur britanikët po hanë darkë sot është 18:12.
Kjo zhvendosje nuk është vetëm statistikë, por edhe ndryshim i thellë kulturor. Të rinjtë, veçanërisht Gjenerata Z, po përqafojnë darkën e hershme si mënyrë për t’u shoqëruar pa e prishur rutinën e tyre të shëndetshme.
“Të ngrënit jashtë po bëhet një mënyrë për të qëndruar bashkë pa sakrifikuar qëllimet e tjera”, thotë Linda Haden nga Lumina Intelligence.
“Në vend të koktejve, tani në tavolina shihen më shumë smoothie.”

Kjo nuk vjen si befasi në një kohë kur gjithçka përpiqet të jetë sa më e optimizuar, si porositja e ushqimit përmes aplikacioneve si Getir apo Hello Fresh, vaktet e zëvendësuara me pije proteinike si Huel dhe koha gjithnjë e më e kufizuar për përvojat e plota.
Edhe miqësitë, siç shkruan GQ, janë bërë ngjarje që vendosen në kalendar, jo më rrjedha të natyrshme që zgjasin pa orar të caktuar.
Mënyra se si shoqërohemi është infektuar gjithashtu nga kjo mitologji e optimizimit, shkrimtari Josiah Gogarty në fillim të këtij viti e vajtoi në magazinën GQ vdekjen e “daljeve me dikë”, duke vëzhguar rritjen e takimeve të rregullta mbi planet e pastrukturuara.
Pra sot të takohesh me dikë është “diçka që mund ta vendosësh në një kalendar dhe ta shënosh si plan në një listë”, shkruan ai.
Në anën tjetër “the real deal” mbrapa të dalurit me dikë, është që të mos e planifikosh se sa do të zgjas dhe të përfundojë diku ndryshe nga vendi ku filloi”.
Kjo matematika për darkën e orës 18:00 tregon:
Darka në 18:00 do të thotë: në gjumë para orës 21:00, i pushuar për stërvitjen e mëngjesit. Dhe kjo po përputhet me prioritetet e reja të brezit të ri. Statistikat tregojnë se të rinjtë kanë 50% më shumë gjasa të shmangin një dalje nate për të qenë të freskët për palestër të nesërmen. 74% e tyre thonë se e kanë bërë një gjë të tillë.
Por, siç ndodhë shpesh në jetë, ato që na bëjnë mirë nuk janë gjithmonë ato që na bëjnë të ndihemi më gjallë. Darkat e vonshme mbeten një kënaqësi e veçantë, të dalësh nga shtëpia pas orës 20:00, të hash nën dritën e hënës në orën 10:00, të rrish në restorant derisa kamerieri të të përshëndesë për mbyllje. E pastaj të shkosh në shtrat i ngrohtë, i ngopur dhe me një buzëqeshje të dehur në fytyrë.
Në Spanjë, darka në orën 22:00 është normë. Ata madje kanë një fjalë për atë që vjen pas saj “sobremesa”, që do të thotë “mbi tryezë”: ato orë të gjata pas darkës kur bisedohet, qeshet dhe nuk ngutesh të largohesh. Në kulturën amerikane, ku darka mesatarisht konsumohet ndërmjet orës 18:00 dhe 19:00, një term i tillë mungon plotësisht.
Por unë mendoj se arratisja nga ritmet e rregulluara që organizojnë jetën tonë është gjallëruese dhe elektrike dhe nuk ka asgjë më të bukur në botë sesa disa pije të ftohta në një mbrëmje të ngrohtë të ndjekura nga një darkë vonë në mbrëmje.
