Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Shkurt, 2025

Në botën e futbollit, disa emra janë më shumë se thjesht lojtar. Ata janë simbol të përkushtimit, sfidës dhe triumfit.

Sot, më 5 shkurt 2025, njëri nga ta feston një moment të veçantë.

Cristiano Ronaldo, personazhi që sfidoi limitet, frymëzoi miliona njerëz dhe e ktheu ëndrrën e tij në një realitet epik.

Ai sot feston 40-vjetorin e lindjes.

I lindur në një qytet të vogël, por me ëndrra të mëdha, e sidomos me këmbëngulje për sukses, Ronaldo filloi rrugëtimin e tij në një mënyrë të veçantë, duke punuar më shumë se të gjithë.

Qysh prej debutimi i tij në vitin 2002, ai nuk u ndal asnjëherë.

Në dekadën e katërt të jetës së tij, ai numron 923 gola, duke lënë gjurmë në çdo fushë ku ka shkelur.

Nga Manchester United te Real Madrid, nga Juventus te Al Naaar, Ronaldo nuk ka qenë thjesht një futbollist, por një forcë e pandalshme.

450 gola për “Los Blancos”, 140 në Ligën e Kampionëve dhe 125 për skyadrën nacionale të Portugalisë, janë vetëm statistika që tregojnë një pjesë të historisë së tij.

Por historia e plotë është ajo e një luftëtari që nuk u ndal kurrë.

40 vjet janë vetëm numër për Ronaldon.

Ai vazhdon të sfidojë kohën, të vendosë rekorde dhe ndoshta të ëndërrojë për një Kupë Bote të fundit në 2026.

Dhe ndoshta, një ditë, do ta shohim përkrah të birit, Cristiano Junior, duke vazhduar legjendën në sportin më të pëlqyer në botë.

Sot nuk feston vetëm ai, feston futbolli, festojnë tifozët por feston edhe historia.

Sepse Cristiano Ronaldo nuk është thjeshtë një emër i përveçshëm, ai është një epokë më vete.