Live Stories from Prishtina

LIVE

30 Nëntor, 2024

E dimë që kjo është një temë shumë e ndjeshme dhe e vështirë, veçanërisht për shkak të historisë dhe tensioneve politike që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk e di nëse ndihen edhe njerëzit e tjerë, në Kosovë, të frustruar me mënyrën si po shkojnë negociatat, apo nuk po shkojnë fare, sidomos kur bëhet fjalë për ndarjen e interesave dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Në mbrëmjen e 29 nëntorit 2024, një shpërthim shkatërroi pjesë të kanali të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon me ujë dy termocentrale të rëndësishme të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar këtë si një “sulm kriminal dhe terrorist” të organizuar nga Serbia, duke theksuar se qëllimi ishte dëmshpërblimi i infrastrukturës kyçe të vendit. Shpërthimi nuk solli viktima, por ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji dhe mund të ndikojë në furnizimin me ujë të qytetit të Prishtinës dhe rajoneve të tjera të Kosovës.

Ky incident ka tensionuar edhe më shumë situatën e ndjeshme në veri të Kosovës, ku ka pasur shpesh përplasje dhe protesta, përfshirë përpjekjet e policisë dhe KFOR-it për të mbajtur rendin dhe sigurinë.
Policia ka nisur edhe zbastisjet në disa shtëpi në fshatin Varagë për të zbardhur ngjarjen!

A nuk është ky një sabotazh mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit? A nuk e cënon ky sulm jetën e qytetarëve të Kosovës? Kujt i duhet normalizimi vetëm në sytë e tjerëve nëse veprimet e tilla nga ana serbe nuk kanë të ndalur?

Pse nuk po hiqen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës? A nuk është kjo ngjarje e mjaftueshme?

Pse ka një mungesë konsensusi brenda BE-së për heqjen e sanksioneve, me shtete kyçe si Gjermania dhe Franca që shfaqin hezitim për një veprim të tillë?