Live Stories from Prishtina

LIVE

17 Dhjetor, 2025

E ku ka shqiptar që nuk e adhuron këtë duo e cila na kujtoi ç’do të thotë muzikë e mirë autentike!

Më 19 dhjetor, Shkodra Elektronike hapin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre artistik. Dyshja Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca prezantojnë këngën e re, “Fosforon”, një krijim me ngarkesë të fortë simbolike që shërben si pararendës i albumit të tyre të tretë.

Projekti i ri vjen si vazhdim i një rruge që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë Shqipërisë, pas dy albumeve të mëparshme Live @ Uzina dhe Shndrit.

Në po këtë mbrëmje, në orën 22:00, Shkodra Elektronike shfaqen për herë të parë në një koncert audio-vizual në “Minus 1”, parkingun nëntokësor të sheshit “Skënderbej”, një hapësirë urbane e transformuar në skenë artistike.

Koncerti është ndërtuar si një përvojë ku muzika, imazhi dhe
teknologjia ndërthuren, duke bashkuar tingullin elektronik me elemente folklorike dhe narrativa vizuale, për të ofruar një eksperiencë të pazakontë për publikun.

Në këtë mbrëmje do të performojnë gjithashtu edhe artistë të skenës
moderne dhe avangardë, si Sahati dhe Clap!Clap!, duke e zgjeruar më tej dialogun muzikor të eventit.

Paralelisht me këto zhvillime, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë të
ftuar specialë në Festivalin e Këngës 64, ku do të dorëzojnë simbolikisht “stafetën” si fitues të edicionit të kaluar një moment që shënon mbylljen e një etape të rëndësishme dhe nisjen e një faze të re në krijimtarinë e tyre.

Por më e rëndësishmja ata viinë me shndrit… shndrit… sot në Paper
Radio në emisionin Rikoshet në orën 12:00-15:00, me ritransmetim të shtunën 18:00-21:00.

Mund t’i ndiqni në Kosovë e në Shqipëri në frekuecën 91.1 FM, në paper.fm ose duke shkarkuar aplikacionin në App Store dhe Google
Store.