Live Stories from Prishtina

LIVE

7 Gusht, 2025

A t’ka ndodhur t’i shikosh njerëzit kur je duke pritur për sekondat e semaforëve, t’i shikosh njerëzit nëpër vetura se çfarë mimikash kanë, a janë nervoz, a po dëgjojnë muzikë, a po bëjnë muhabet me dikë, a po e shajnë dikë?

Mua më ndodhë! Zakonisht tek semaforët e Lesnës, para se me dalë kah Katedralja, se është i gjatë nja 95 sekonda, e më jep kohë sa dush me analizu, gjynah që se kam ndonjë talent të mirë të fotografimit për me i kapë këto momente.

Në Manhattan, çdo mëngjes popullsia e këtij vendi duket sikur po dyfishohet. Ndërsa çdo mbrëmje, duket se ajo po përgjysmohet. Mbi një grusht urash dhe përmes tuneleve të ngushta (dhe nëpërmjet disa trageteve gjithashtu), ishulli merr frymën e tij të përditshme rreth orës 7 të mëngjesit, pastaj e mbanë frymën deri rreth orës 5 të pasdites, kur lëshon një frymëmarrje të ngadaltë. Udhëtimi gjatë ditëve të javës në qytetin e Nju Jorkut, qoftë ndër-lagje, brenda-lagjeve apo jashtë tyre, është një nga mrekullitë më të këndshme në botë.

Midis orës 08:30 deri në 09:30, fotografi Peter Funch, nga viti 2007 deri në vitin 2016, në cepin e rrugës 42-të dhe Avenue Vanderbilt në qytetin e New York-ut, kapi momentet më interesante të njerëzve të njëjtë në ditë të ndryshme të vitit.

Vepra e Peter Funch, në kuptimin më magjepsës të termit, është e humbur në kohë. Fotografitë e tij, të cilat u botuan në librin “42nd and Vanderbilt” u krahasuan me punën e një prej artistëve vizual më të mëdhenj amerikan, Andy Warhol. U tha se këto foto janë tipike diçka që Warhol do të mund të bënte tani, po të ishte ende gjallë.

Është shekulli XXI, por viti 1970. Është metropolitane, kozmopolite dhe njëkohësisht përfshinë një numër të madh fushash arti: skulpturë sociale, art të bazuar në kohë dhe portretizim.

Gjithashtu, të frikëson dhe të bezdisë në një mënyrë shumë të këndshme… një lloj mbikëqyrjeje e sjellshme dhe e butë.

Duke parë fotot, nuk mund të mos pyes veten nëse ndonjë nga të fotografuarit do t’i shihte ato dhe:

a) do të ndihej i ofenduar,

b) do të ndihej i ndjekur,

c) do të ishte krenar ose,

d) do të padiste.

Por atëherë nuk mund të padisnit Funch-in. Ai u konsiderua që dokumentonte me sytë e tijë mahnitës për të kapur gjilpërën e artë në kashtën e jetës së përditshme.

Ai gjithashtu thekson natyrën disi të industrializuar të ciklit të përditshëm të punës në qendër të qytetit. Kush janë këta njerëz? A nuk janë të vetëdijshëm se janë bërë klishe ndaj vetës? Por atëherë çfarë ka të keqe të jesh klishe ndaj vetës, nga çfarë lloj sistemi gjykimi do të rrjedhte kjo lloj kritike? A është një kritikë e punës? A është një kritikë e marksizmit apo një argument për marksizmin, provë pozitive se ne e shesim kohën dhe energjinë tonë në mënyrë të rregullt në mënyrë që të kemi lirinë për të, pra, duke vazhduar të bëjmë të njëjtën gjë.

Gjithashtu, nuk mund të mos vihet re se personat që rregullisht janë në fotot e Funch-it jetojnë pothuajse tërësisht në botët e tyre të brendshme. Disa mbajnë kufje. Disa janë gati për të ushqyer me gji. Disa janë… të humbur në kohë dhe hapësirë.

Duke kapur një njeri të vetëm në mëngjese të ndryshme, ndonjëherë me ditë, ndonjëherë me vite  dhe duke u sjellë, përmes fotove duke bërë gjeste dhe madje duke u veshur në një mënyrë të ngjashme, pyetja që shtrohet është e qartë: Çfarë thotë për shoqërinë, teknologjinë dhe ne si individë që Funch, duke qëndruar në rrugën e 42-të dhe Vanderbilt gjatë një dekade, përjetoi një version në jetën reale të Ditës së Marmhogut ?

(Dita e Marmhogut është një festë tradicionale që festohet më2 shkurt në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Përfshinë vëzhgimin e një marmote (zogu i drurit) që del nga strofulla e saj për të parashikuar motin për gjashtë javët në vijim. Nëse marmota sheh hijen e saj, thuhet se është shenjë e gjashtë javëve të tjera dimërore, ndërsa mungesa e një hijeje  tregon një pranverë të hershme).

Një nga pyetjet më të shpeshta që u bë pas publikimit të fotografive ishte: Në shumë nga fotot, disa nga njerëzit e fotografuar kanë veshur të njëjtat rroba! Pse?

Sa dëshpëruese është kur njerëzit kapen për këtë detaj. Pse nuk pyetën kur panë shprehjet e tyre të fytyrës se: A janë të lumtur? A janë të trishtuar?

Këta njerëz dalin nga shtëpitë ose apartamentet e tyre dhe shkojnë në punë, teksa fotot e Funch kanë prezantuar një lloj kritike vizuale të shkëputur, por empatike të asaj që ne e quajmë kapitalizmi. Ka prezantuar mënyrën se si ne e paketojmë, shesim veten dhe si bëjmë paqe me gjërat që kemi në jetë.