Live Stories from Prishtina

LIVE

14 Nëntor, 2025

Andrew McCarthy ka realizuar një nga fotot më marramendëse të karrierës së tij, një imazh të mikut të tij duke bërë skydiving, në një përputhje perfekte me Diellin.

Fotografia, e cila kërkoi një saktësi ekstreme teknike, kohore dhe koordinim të jashtëzakonshëm, përfaqëson një kombinim unik të guximit njerëzor dhe madhështisë kozmike.

Si lindi ideja?

Më herët këtë vit, pas një hedhjeje të zakonshme me parashutë, McCarthy dhe miku i tij gjithashtu një fotograf i hapsirës, nisën të flisnin se sa mahnitëse do të dukej një foto ku një parashutist kalon mu përpara Diellit. Ideja ishte aq ambicioze saqë dukej thuajse e pamundur për t’u realizuar. Por këmbëngulja e Andrew dhe partnerit të tij e bëri të vlenin të gjitha përpjekjet.

Për të kapur këtë moment të vetëm në jetë, ata duhej të gjenin:

Vendndodhjen e duhur

Kohën e saktë

Aeroplanin me parametrat e nevojshëm

Distancën perfekte për qartësi maksimale

Këndin ideal të Diellit, duke marrë parasysh glideslope-in e avionit

Lartësinë e sigurt të hedhjes

Gjithçka duhej sinkronizuar me efekte optike të sakta, bashkëpunimin e pilotit dhe komunikimin 3-palësh për të kapur momentin ekzakt të hedhjes dhe ndërsa sfidat teknike ishin të shumta përfshirë disa defekte që pothuajse e prishën gjithë misioninfotoja u realizua më në fund në provën e gjashtë.

Kush është Andrew McCarthy?

McCarthy është një nga fotografët i hapsirës më të njohur të rrjeteve sociale. I apasionuar pas hapësirës që nga fëmijëria, ai bleu teleskopin e tij të parë në vitin 2017, një vendim që i ndryshoi jetën. Ajo që nisi si një “lodër astronomike” shpejt u shndërrua në pasion dhe më pas në profesion.

Gjatë pandemisë, pasi humbi punën në një kompani teknologjike, ai vendosi t’i shesë fotot e tij të qiellit. Suksesi ishte i menjëhershëm. Me ndihmë të kolegëve dhe mjeshtërisë së tij në rritje, Andrew kaloi drejt “astrophotography” së avancuar, sidomos fotografimit të Diellit.

Si fotografohet Dielli pa rrezikuar jetën?

Dielli është një sfidë ekstreme për t’u fotografuar. Shtresa e tij e dukshme fotosfera është aq e ndritshme sa çdo teleskop i gabuar mund të verbojë përdoruesin ose të shkaktojë zjarr.

Për foton që e bëri të famshëm, ai përdori një teleskop të dizajnuar vetë, me gjatësinë fokale prej 4,000 mm, që i lejonte të kapte segmente të vogla të Diellit me rezolucion të jashtëzakonshëm. Fotografia përfundimtare u krijua nga rreth 90,000 imazhe të shkrepura me shpejtësi të lartë dhe të bashkuara me softuer të specializuar. Brenda tyre, dallohet madje edhe një tornado plazme rreth 14 herë më e madhe se Toka.

Një artist që synon të frymëzojë botën

Andrew e quan veten më shumë artist sesa shkencëtar. Qëllimi i tij është t’i bëjë njerëzit të mahniten nga Universi, jo vetëm ata që janë tashmë të apasionuar pas astronomisë. Fotot e tij të Diellit, planetëve, kometave dhe galaktikave shpesh bëhen virale sepse tregojnë perspektiva që pak njerëz i kanë parë.

Ai beson se imazhet e tilla mund të ndezin kureshtjen, sidomos tek të rinjtë, dhe t’i shtyjnë të mendojnë për rolin e tyre në planet dhe të ardhmen e eksplorimit hapësinor.

Kombinimi i përpikshmërisë teknike, guximit të parashutistit dhe fuqisë së Diellit e bën këtë foto një ngjarje të rrallë në historinë e astrofotografisë.