Bota
2 Shtator, 2025
Qe çka mësova në një artikull të fundit nga BBC:
Për fshatin ku qielli është më i errët dhe yjet janë më afër.
Në një zonë të largët dhe të thatë në veri të Indisë, ndodhet një fshat i vogël, i quajtur Hanle. Ky vend është shumë i veçantë për një arsye të rrallë: qielli i natës këtu është më i errëti në botë (krahasohet me errësirën e thëngjillit). Sa herë bie nata, duket sikur je në një planet tjetër, yjet duket sikur janë ndezur një nga një dhe mund të shohësh qartë edhe Rrugën e Qumështit.
Ku ndodhet Hanle?
Hanle ndodhet në rajonin Ladakh, në një lartësi shumë të madhe, 5,290 metra mbi nivelin e detit. Kjo është një nga arsyet pse qielli është kaq i pastër: ajri është i hollë, nuk ka shumë dritë artificiale dhe moti është i kthjellët shumicën e vitit.
Çfarë është një “Dark Sky Reserve”?
Në vitin 2022, qeveria indiane e shpalli këtë zonë një “Hanle Dark Sky Reserve”. Kjo do të thotë që zona është e mbrojtur për të mos lejuar ndotje drite në mënyrë që qielli i natës të mbetet sa më natyral. Përfshinë 1,074 kilometra katrorë, gjashtë fshatra dhe një manastir budist.
info shtesë nëse nuk e keni ditur: Ndotja e dritës ndodhë kur dritat artificiale ndriçojnë më shumë se që duhet ose në drejtimin e gabuar, duke prishur errësirën natyrore të natës. P.sh; kur dritat ndriçojnë lart në qiell, jo poshtë në tokë. Kur përdoren drita shumë të forta ose blu. Apo edhe kur dritat qëndrojnë ndezur gjithë natën, edhe kur s’ka nevojë.
Pse është e rëndësishme kjo zonë?
Hanle është një thesar për astronomët dhe shkencëtarët. Që nga viti 2000, këtu janë vendosur teleskopë të mëdhenj për të studiuar yjet, galaktikat dhe rrezet nga hapësira. Njëri nga këta teleskop, i quajtur MACE, është një nga më të mëdhenjtë në botë për të parë rrezet gama.
Si u kthye një fshat nomadësh në qendër shkencore?
Para viteve ‘90, Hanle ishte i banuar nga një komunitet nomadësh të quajtur Changpa. Ata jetonin duke ndjekur tufat e kafshëve dhe udhëhiqeshin nga yjet. Por me ardhjen e shkencëtarëve dhe teleskopëve, gjithçka ndryshoi. Sot, këta banorë janë pjesë e ruajtjes së qiellit dhe fshati është kthyer në një qendër për astroturizëm.
Çfarë është astro-turizmi?
Astro-turizmi do të thotë të udhëtosh për të parë yjet dhe qiellin e natës. Çdo shtator, në Hanle organizohet një festival i yjeve, ku vijnë turistë, astronomë dhe fotografë nga e gjithë bota. Ata përdorin teleskopët dhe kamerat për të kapur pamje nga universi.
Si e ruajnë banorët këtë pasuri?
Banorët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e qiellit të pastër.
Prandaj: fikin dritat pas orës 23:00;
Përdorin llampa të ngrohta që nuk ndotin qiellin;
Mbulojnë dritaret me perde të errëta;
Këto veprime ndihmojnë që qielli të mbetet i pastër dhe i errët ashtu siç ka qenë për mijëra vjet.
Por jo gjithçka është perfekte…
Me rritjen e turizmit, kanë ardhur edhe sfida:
Bujtinat janë të pakta dhe disa turistë duhen refuzuar.
Disa netë, mbi 100 turistë vijnë për të parë yjet dhe kjo ndikon në rritjen e përdorimit të dritës artificiale, pasi njerëzit lokal angazhohen më shumë për të mirëpritur turistët.
Ka rrezik që ndotja e dritës të rritet dhe të prishë këtë mrekulli.
Trashëgimia kulturore
Banorët e Hanle-s, sidomos të vjetrit, kanë një lidhje të veçantë me qiellin. Ata kanë ndjekur yjet për të udhëtuar.
Bëjnë rituale budiste gjatë eklipseve.
Këndojnë këngë për lindjen e yjeve si Venusi.
Sot, këto tradita ecin krah për krah me teknologjinë moderne dhe turizmin.
