Live Stories from Prishtina

LIVE

4 Nëntor, 2024

Ura e Kukësit, nuk do të jetë e qasshme vetëm për Berat Buzhalën e Blendi Fevziun.

Ajo nga sot i “dorëzohet” të gjithë njerëzve që ia msyejnë Shqipërisë.

Ndërtimi i saj kishte përfunduar kohë më parë, por për shkak të disa riparimeve në punime, nuk ishte hapur për çarkullim.

Por sot, shefi i qeverisë shqiptare, dha lajmin e madh se “është hapur ura e madhe e Kukësit”.

Vepra infrastrukturore po cilësohet si mbresëlënëse nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përshkuar në këmbë urën e cila sipas tij pati ngërçosur qarkullinin në këtë pjesë.

Rama, tha se lëshimi për qarkullin i urës i jep fund të gjitha “qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme”, ndërkohë që sipas tij, vonesat në këtë projekt po siguronin akseset e komuniteteve përreth.