Live Stories from Prishtina

LIVE

29 Prill, 2025

Të gjithë e dinë për çka qëndron shkurtesa LV, por a e dini për çka qëndron LVRR?

Louis Vuitton kishte nisur në vitin 2023 një seri bashkëpunimesh me orëndreqës të pavarur, me ç’rast kishte prezantuar modelin ekskluziv LVRR-01 Chronographe à Sonnerie, në partneritet me mjeshtrin kosovar, Rexhep Rexhepin nga Atelier në Zvicër, Akrivia. Ora mishëronte frymën e modelit ikonë të Louis Vuitton, Tambour, me një dizajn të rafinuar e të përpunuar me dorë nga mjeshtri i famshëm i kutive të orëve, Jean-Pierre Hagmann.

Veçantia që themeluesi i saj Rexhep Rexhepi inkuadroi përfshinë një kronograf, një turbillon dhe një tingull të ziles që matë kohën që kalon. Pse…? Sepse rrota e kronografit është e vendosur në pjesën e pasme, kështuqë edhe kur e keni orën në dorë do ta dini se ka kaluar një minut.

Nga njëra anë është marka më e madhe luksoze në botë, e themeluar më shumë se 150 vjet më parë dhe e gatshme të prodhoj pothuajse gjithçka që mund të vishet nga gratë dhe burrat… një fuqi e vërtetë, e shkëputur nga realiteti i artizanatit dhe nga ana tjetër dora e njeriut.

Bashkëpunimi midis Louis Vuitton dhe Akrivia rezultoi në një emër të ri “AKRILVIA” dhe kjo ishte hera e parë që Louis Vuitton ka kombinuar logon e tij me atë të një marke tjetër.

Ora përmban një mekanizëm tërësisht të ri të zhvilluar specifikisht nga Rexhepi, me përfundime të zbukuruara me dorë sipas teknikave tradicionale të orëndreqësit. Ora ka dy sipërfaqe të ndryshme, me pjesën e përparme me xham safiri dhe me pjesën e pasme klasike me emalim të bardhë (grand feu).

Njësoj si tek dhëmbët edhe punimi i orës deri në punën finale, përveç projektuesve përfshinë edhe punën e smaltuesit (zbardhuesit), siç ishte në këtë rast Nicolas Doubell, në formën e të cilit u përfshinë edhe gjashtë kube ari.

Ai i sjelli orës një atmosferë të orave të shekullit të 19-të. Dizajni i “Akrilvia”, ka detaje edhe të dizajnit të orës së parë të dorës të prodhuar ndonjëherë nga Louis Vuitton në vitin 1988, Monterey.

Ora vjen e shoqëruar nga një valixhe e personalizuar Louis Vuitton, e pikturuar me dorë, duke përfshirë edhe logon «AKRILVIA», së bashku me numrin unik të serisë.

Pjesa e pasme e valixhes, përmban detaje diskrete, si shenja klasike e JPH-së, vulën personale të cilësisë së prodhuesit të kutisë dhe mbishkrimi i gdhendur me dorë “Louis cruises with Rexhep” me qëllim që të mbetet në kujtesë pas këtij bashkëpunimi unik.

Në fillimin e prodhimit të saj, ora kishte çmimin 540,000 EUR (përfshirë taksat franceze) dhe ishte e kufizuar në vetëm 10 copë.

Brendi i famshëm LVRR-01, e ka cilësuar si bashkëbisedim estetik e teknik mes dy shtëpive me trashëgimi artizanale.