Live Stories from Prishtina

LIVE

31 Dhjetor, 2024

Prishtina ka një sharm të vetin, të fshehur mes rrugëve të saj, ndejave të natës, shpirtit festiv, lënien anash të brengave për ca momente dhe shijimin e festave në çast.

Janë një gjenerat që kanë kultivuar diçka, kanë mbjell diçka që ka rrënjë të forta në këtë vend.

Lidhje ritesh?

Një nga ato ritet që ka mbijetuar dekada të tëra dhe është transformuar me kohën, filloi që në fund të viteve ’80, në lokalin e njohur “Gjani”.

Në ditën e Vitit të Ri, nga ora 11:00 deri në ora 19:00, “Gjani” mbushej me tingujt e një kënge që u bë himn i pashkruar i këtyre ndejave “Harem”, versioni origjinal Bouree. Riti përfshinte diçka të thjeshtë por të thellë: njerëzit dilnin nga dera e lokalit, në rrugë dhe niseshin drejt fillimit të saj.

Arbeni, një emër i njohur në atë kohë, sherbente birra në lokalin familjar. Sot gjenerata festive, kur dëgjon emrin Arben, shpesh ndodh që në mendje u shkon Arbeni i Gjian-it.

Dita e Viti të Ri, ishte një moment simbolik, i mbushur me entuziazëm dhe mbi të gjitha me më të dashurit që të shoqëronin gjatë vitit.

Sigurisht që as pas luftës, ky rit nuk humbi. Ai gjeti strehën e tij të re në kafenenë “Papillon”. Në një kohë kur qyteti po rimbëkëmbte veten edhe kujtimet e vjetra po riktheheshin në formë të re, “Papillon” u bë vendi ku kënga vazhdoi të këndohej dhe vallëzimi të mos ndalej. Rrjedha e viteve tregoi që dashuria për festën ishte më e fortë se ndryshimet që sillte koha.

Dhe, siç ndodh shpesh në traditat e gjalla, rituali gjeti gjithmonë adresa të reja. Tash në “Urban”. Nëse menjëherë qohesh dhe thu: Po du me festu! Në Urban, do t’i gjesh tavolinat plot njerëz, birra, pije, aty-këtu ushqim.

Me përshtatjen e viteve, kafenet, sot njoftojnë një ditë përpara se çka prezantojnë në ditën e Viti të Ri.

Sot nga ora 13:00, përformuan Erëza, Babuka, Nardi, Dugi kurse nga ora 16:00-18:00 përformojnë ekstra Arbër Krasniqi dhe Jeton Dolaku.

E shkuara dhe e tashmja përplasen në mënyrë nostalgjie.

Nga “Gjani” në “Urban”, kjo traditë është një kujtesë e gjallë e shpirtit të Prishtinës, një shembull i fuqisë së kulturës dhe shoqërisë, që vazhdon të lidhë zemrat e të gjithë atyre që marrin pjesë në të. Sepse Prishtina nuk harron, ajo vallëzon.