Fakte abstrakte
29 Mars, 2025
Bakllavaja është një nga ato ëmbëlsira që kërkon kohë dhe mund për tu përgatitur. Me shumë petë (dikush 100 e dikush nën 100), shumë të holla, të mbushura me arra dhe të lagura me shërbet që dikur në vend të saj përdorej mjalti. Sherbeti, ujë me sheqer, masë e cila mbahet në zjarrë derisa trashet. Bakllava, ka udhëtuar nëpër kohë dhe kultura. Edhe pse shumë vende e quajnë “të vetën”, e vërteta është që historia e saj është e përzier dhe e ndërtuar nga shumë ndikime.
Nuk dihet saktë ku ka lindur bakllavaja, por shpesh lidhet me Mesopotaminë e lashtë, rreth vitit 2800 para erës sonë. Në atë kohë përgatiteshin versione të thjeshta, shtresa të holla buke, të mbushura me arra dhe mjaltë. Ishte recetë sa për tu embëlsuar por mjaftueshëm për të hedhur themelet e asaj që njohim sot.
Roli i bizantinëve
Më vonë, në kohën e Perandorisë Bizantine, kjo ëmbëlsirë filloi të marrë formë më të rafinuar. Aty u zhvillua më shumë teknika e shtresimit të brumit dhe u pasurua shija me arra të ndryshme. Dalëngadalë, po afrohej me versionin që kemi sot.
Përsosja në kohën osmane
Forma që njohim sot u përpunua gjatë Perandorisë Osmane. Aty u çua në një nivel tjetër, petë shumë të holla, shtresa të rregullta dhe u eksperimentua më llojllojshmëri të frutave të thata si fëstëk apo rrush i thatë. Bakllavaja u bë simbol të kuzhinës së pallatit pjatë e cila shërbehej për sulltanët.
Thuhet se petët hapeshin aq hollë sa numri i shtresave shkonte edhe në 10 apo më shumë, të vendosura me kujdes njëra mbi tjetrën.
Falë shtrirjes së madhe të Perandorisë Osmane, bakllavaja u përhap në shumë vende nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme. Çdo vend e përshtati sipas shijes së vet, dhe kështu lindën shumë variante që ekzistojnë edhe sot.
Dikur, bakllavaja nuk bëhej çdo ditë. Përgatitja kërkonte shumë punë, ndërsa përbërësit si mjalti, sheqeri dhe arrat ishin të kushtueshëm, prandaj mbeti si pjata që ruhej për festa.
Në kohën osmane, ajo kishte një vend të veçantë gjatë Ramazanit. Që nga viti 1520, sulltani u shpërndante bakllava jeniçerëve në një ceremoni të njohur si “Procesioni i Bakllavasë”. Tabaka të tëra përgatiteshin në pallat dhe shpërndaheshin me ceremoni një ngjarje që u kthye në traditë vjetore për një kohë të gjatë.
Edhe komunitetet e tjera e përfshinë në traditat e tyre:
Të krishterët e përgatisnin për Kreshmë, shpesh me 40 shtresa për simbolikë
Hebrenjtë e shërbenin në festa si Rosh Hashanah dhe Purim
Në Greqi, bakllavaja u bë pjesë përbërëse e kuzhinës vendase. Aty përdoren shpesh përzierje arrash, bajamesh dhe fëstekësh, me aromë kanelle e karafili, ndërsa sherbeti ka
edhe një nuancë limoni. Dhe po, nuk mungojnë as debatet sidomos mes turqve dhe grekëve për “origjinën” e shumë ushqimeve 😄
Interesant është fakti që përmes komuniteteve greke, bakllavaja ka arritur edhe deri në Meksikë.
Po tek shqiptarët?
Tek ne, bakllavaja lidhet fort me festat, sidomos me Bajramin, por edhe me dasmat dhe rastet familjare.
Në shumë shtëpi, përgatitja e saj është një ritual më vete. Mblidhen nënat, gjyshet, shpesh edhe vajzat e reja dhe e gjithë knaqësia kthehet tek procesi, mbledhija përdoret edhe si traditë për t’u mësuar brezat e rinjë.
Përveç shijes, bakllavaja ka edhe një kuptim simbolik, bollëk, mirësi dhe festë. Nuk është rastësi që serviret pas një muaji agjërimi si një lloj shpërblimi i ëmbël.
Edhe brenda trojeve shqiptare, nuk ka një recetë të vetme. Diku përdoren vetëm arra, diku shtohen bajame apo fëstëkë. Disa e duan më të lagësht dhe shumë të ëmbël, të tjerë më të thatë.
Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën edhe më të veçantë çdo shtëpi ka bakllavanë e vet.
Përshembull bakllavaja e shkrifët dhe krokante bëhet e tillë kur petët e holla që gatuhen lihen të thahen për 12 orë dhe pastaj shtresohen në tepsi duke iu vendos frutat e thatë.
Një kombinim që e përdori për veti: bakllavaja është përfekte kur shoqërohet me çaj rusi❤️

