Bota
21 Janar, 2025
Kapelja e Melania Trump simbol i elegancës por edhe fuqisë femërore
Ceremonia e inaugurimit të Presidentit Trump, padyshim që ishte ndodhia globale e ditës.
Por veç tjerash, ajo që tërhoqi vëmendjen e medias ishte padyshim imazhi elegant i zonjës së parë, Melania Trump.
E veshur me një pallto dhe fund prej mëndafshi ngjyrë blu të errët, krijuar enkas për këtë ngjarje nga disejnatori, Adam Lippes, dhe me një bluzë mëndafshi me ngjyrë fildishi, ajo përcolli një mesazh të fuqishëm të stilit amerikan.
Aksesorët e zgjedhur nga Melania ishin po aq të spikatur.
Kapelja blu e errët, me strehë të gjerë, shtoi një krativitet unik, duke i dhënë asaj një pamje elegante klasike.
Lippes tha se kapela u ribë në minuta të fundit, pasi ishte shtypur e tëra, gjatë udhëtimit nga Miami në New York për të arritur tek duart e dizajnerëve.
Kreatori që punoi kapelen, Eric Javits, në një intervistë për ABC News, u shpreh i emocionuar për besimin që zonja e parë i dha, derisa theksoi se kapelja ishte thjeshtë dhe klasike. Por sipas tij në kokën e zonjës Trump, ajo u transformua në diçka magjike.
Në gjuhën e modës, Javits, tha se kapelja e saj kishte një qëllim, të përçoj fuqinë e gruas.
Stili i veshjes së Melania Trump, dje ishte kryefjala edhe e komenteve në rrjetet sociale.
Shumë prej tyre e krahasuan atë me personazhet ikonike të të gjitha kohërave.
Zgjedhja e Melania Trump për të veshur kreacionet e disejnatorëve amerikanë, tregon angazhimin e saj për të promovuar modën vendëse dhe për të përcjellë mesazhe të fuqishme përmes stilit të saj.
Kapelat, kanë qenë përherë pjesë dalluese e ceromonisë, por gjithmonë vetëm si aksesorë dhe jo si marrës i vëmendjes.
Jacqueline Kennedy, 1961

Nancy Reagan, 1981

Melania Trump, 20 janar 2025
