Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Nëntor, 2024

Kjo nuk është një batutë! Hasjanët po e mendojnë seriozisht.

E kush mund ta di? Ndoshta së shpejti do të shohim një çertifikatë zyrtare të Guinness-it që tregon se askush tjetër në botë nuk ngre petullat e flisë në qiell si hasjanët!

Hasjanët i vënë vetes një synim që përfshin jo vetëm bakllavanë e vitit të ri, por edhe rekorde botërore! Këtë vit, për Darkën e Lames, ata përgatitën një fli gjigante prej 2 metrash që me siguri do të tërheqë më shumë sy sesa tavolinat e zakonshme të fshatit. E ndërsa shtresat e petullave ngriheshin njëra mbi tjetrën, ndoshta dikush edhe hodhi idenë brilante: “Pse të mos e hedhim këtë në Guinness?”

Në fund të organizimit, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e preu flinë dhe të pranishmit e patën mundësinë ta shijojnë atë.

Në këtë festë pati edhe pika artistike me këngë dhe valle