Ndeshja e zhvilluar në “O₂ Arena” të Londrës ishte një duel i fortë dhe plot emocione, ku Uldedaj tregoi qetësi, teknikë dhe një përgatitje të shkëlqyer fizike, duke fituar bindshëm pas një beteje të barabartë deri në raundet e fundit.
Ky sukses e ngjitë 28-vjeçarin shqiptar në majën e boksit profesionist, duke e bërë të parin nga Shqipëria që mbanë një titull botëror në këtë sport. I lindur në Shqipëri, por i formuar mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj ka ndërtuar një karrierë të fortë me 21 fitore, 12 prej të cilave me nokaut.
Përpara këtij triumfi, ai ka fituar disa tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë, si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet jashtë vendit, Uldedaj vazhdon ta ngrejë me krenari flamurin kuqezi në çdo paraqitje të tij.
Fitorja e tij në Londër shënon një kapitull të ri për sportin shqiptar, duke dëshmuar se pasioni, përkushtimi dhe puna e palodhur mund ta çojnë një sportist shqiptar deri në majat e botës.