Jurgen Uldedaj, shqiptari që pushtoi Londrën dhe botën e boksit

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

26 Tetor, 2025

Jurgen Uldedaj ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, pasi mbrëmjen e djeshme triumfoi ndaj kampionit kamerunas, Rolly Lambert Fogoum dhe u shpall kampion bote në IBO (International Boxing Organization).

Ndeshja e zhvilluar në “O₂ Arena” të Londrës ishte një duel i fortë dhe plot emocione, ku Uldedaj tregoi qetësi, teknikë dhe një përgatitje të shkëlqyer fizike, duke fituar bindshëm pas një beteje të barabartë deri në raundet e fundit.

Ky sukses e ngjitë 28-vjeçarin shqiptar në majën e boksit profesionist, duke e bërë të parin nga Shqipëria që mbanë një titull botëror në këtë sport. I lindur në Shqipëri, por i formuar mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj ka ndërtuar një karrierë të fortë me 21 fitore, 12 prej të cilave me nokaut.

Përpara këtij triumfi, ai ka fituar disa tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë, si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”. Edhe pse stërvitet jashtë vendit, Uldedaj vazhdon ta ngrejë me krenari flamurin kuqezi në çdo paraqitje të tij.

Fitorja e tij në Londër shënon një kapitull të ri për sportin shqiptar, duke dëshmuar se pasioni, përkushtimi dhe puna e palodhur mund ta çojnë një sportist shqiptar deri në majat e botës.