Kojshitë
27 Qershor, 2025
A e keni vërejtur shqiptarët kur shkojnë në një vend të ri ose nëse ju ka bo disa vende që së fundi i ka vizituar, e kanë pak njëfarë tendence me të kallxu çysh funksionon ose çysh duhet me funksionu një shtet, ose ta kallxojnë aty këtu naj trik kulturor që ti nuk e ke ni. Se e shohim gjithë vetën ma keq se të tjerët, po edhe nëse është keq nuk veprojmë me rregullu.
E kesh tu mendu çka më boni me shku në Halkidiki në pushime këto katër ditë (përveç ofertës së lirë të hotelit) tu e pasë jugun e Shqipërisë? Uji i detit? Jo! Me ndërru pak destinacion? Po! Ushqimi ma i shijshëm? Ashtu-ashtu! Shërbimet më të shpejta? Jo – si kamarierat në Shqipëri!
Tash për me lujt pak mid-shqiptarin qe do fakte prej atyre më të zgjeruara deri te ato që shkojnë duke u bo të çuditshme për Halkidiki?
Halkidiki, i formuar nga tre “gishta” Kassandra, Sithonia dhe Athos është vendi i shumë miteve të lashta dhe çudirave, të veçantë e bënë që është vendlindja e Aristotelit. Njëri prej miteve të tyre i përket Gigantomakisë: luftës së perëndive kundër gjigantëve, nga mitologjia greke, të cilët thuhet se ranë pikërisht në këto kodra e bregdet nga krijesa gjigande si Athos, Sithon dhe Kassander, këta të fundit edhe historia e këtyre tre gishtave e bëjnë interesant faktin kur vendos të vizitosh një det tjetër jashtë jugut të Shqipërisë.
Edhe historitë e çuditshme si kjo e Athos, në pjesën lindore të Halkidikit. Me maja të thepisura dhe 20 manastire të mëdha, e që e bëjnë të vetmin shtet monastik të pavarur të krishterimit ortodoks. Që nga viti 1043, gratë nuk lejohen të hyjnë. Legjenda thotë që sipas traditës ortodokse, Shën Mëria, gjatë një udhëtimi drejt Qipros, u përplas nga një stuhi dhe përfundoi në bregun e Athosit. E mahnitur nga bukuria e vendit dhe përkushtimi i murgjve, ajo e shpalli malin “kopshti i saj personal” dhe kërkoi që asnjë grua tjetër të mos e shkelte atë vend, përveç saj vetë. Ky u bë justifikimi fetar për ndalimin e femrave, që vijon deri më sot.
Edhe kafshët femra (si lopë, dhi, pela) nuk lejohen në Athos. Ideja është që të eliminohet çdo mundësi e “riprodhimit” ose e “jetës së zakonshme” në këtë zonë për të ruajtur një univers simbolik të pastërtisë mashkullore dhe të përkushtimit fetar.
Në praktikë, Athosi është konsideruar nga Ortodoksia si një model i parajsës, ku burrat (murgjit) jetojnë si engjëj, të ndarë nga bota. Prania e grave do të “prishte rendin shpirtëror” të këtij modeli.
Në vitin 2008, një grup i grave hyri brenda në territorin e Athosit si protestë për pretendimet pronësore të manastireve, përfshirë një deputete greke. (Në atë kohë është përfolur shumë për skandale shtetërore në Greqi). Ato u ndëshkuan sipas ligjit, por vepruan për të tërhequr vëmendjen mbi çështjen.
Në vitet ’20 të shekullit të XX, gazetarja Maryse Choisy (nga Franca) largoi gjinjët dhe u maskua si mashkull për të hyrë në Athos. Ajo arriti të qëndronte afër një muaj si “punëtore mashkull” dhe më pas e përshkroi këtë eksperiencë në një libër.
Raporti i një organizate ligjore italiane dhe studimet akademike në UCL (2015) kundërshtojnë statusin e Athosit si Trashëgimi Botërore pa përfshirë gratë, duke qenë se ky përjashtim quhet “vlerë lokale” që bie ndesh me “vlerat universale” të UNESCO-s!
Në vitin 2003, Parlamenti Evropian kërkoi të hiqeshin sanksionet penale ndaj grave dhe të respektoheshin konventat ndërkombëtare për barazi gjinore.
Çka bon Greqia në këtë rast, mbështet këtë ndalim si pjesë e autonomisë fetare dhe kushtetuese të Athosit. Ligji kombëtar dhe traktati i aderimit në BE (1981) përfshijnë këtë përjashtim si pjesë të statusit të veçantë të zonës. Manastiret argumentojnë se tradita dhe vetëdija fetare i japin legjitimitet ndalimit, ndërkohë që kritikët thonë se ky ndalim shkelë të drejtat humanitare moderne.
Nejse ton ajo Perandori Romake është dashtë me pasë edhe vende të mira, si shpella prehistorike e Petralonës, ishulli i Ammoulianit, vendet arkeologjike si Olynthos, dhe fshatrat e bukura si Nea Fokea, Nikiti e Vourvourou, për të cilat flitet edhe sot. Po ashtu edhe shkëmbinjtë e pjerrët të Porto Koufo.
Dy gishtat tjerë në Halkidiki janë edhe Kassandra, që e mori emrin nga mbreti Kassander i Maqedonisë dhe gjigantët e mitologjisë që lëvizin në këtë pjesë.
Sithonia, e emëruar nga Sithon, biri i Poseidonit.
Ne pjesën e hyrjes nga Selaniku drejt Halkidikit vërehen pemët e ullinjëve, që i sheh ka të sillesh, t’i kujton pjesët e pashkelura të Sarandës. Vaji ekstra i virgjër i ullirit, ullinjtë e gjelbër (lidhur me industrializimin e fshatit Gerakini), mjaltë dhe verëra, veçanërisht rrushi lokal Assyrtiko nga Akanthos, tsipouro (rakia greke) në fshatrat e Sithonisë janë tradicionalet e Halkidikit.
Encyclopaedia Britannica shpjegon se në Halkidiki pellazgët zinin terrene nga Egjeu deri në ishuj si Lemnos dhe krijonin “fise autonome” në epokën prehelëne.
Visit Sithonia raporton se Thrakët dhe Pellazgët banuan në Halkidiki që në vitin 4000 para Krishtit.
Gjenerata e hershme e banuesve, si Thrakët e Pellazgët, vendosën themelin e qytetërimit në këto territore që në periudhën Neolitike.
Qishtu pra… nëse veç nuk i keni ditë qito gjana për Halkidikin, qe pak diçka me lexu ma ndryshe sesa vendimi i Kushtetueses që i ka jep 30 ditë afat kuvendit për konstituim por nuk e ka theksu se çka ndodh nëse nuk konstituohet.
