Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Dhjetor, 2024

Kur mbrapa një historie fshehet dashuria, do të kalojnë dekada dhe për të do të flitet gjithmonë. Le të flasim për atë që mendojmë se zgjedh dertet, duke na larguar përkohësisht nga ato.

Për adhuruesit e verave, ja ku e keni historinë e verës më të kërkuar në planet. Një histori plot intriga dhe politika mbretërore.

Kjo është vera franceze, Domaine de la Romanée-Conti. Çmimi i saj marramendës buron nga rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat është prodhuar.

Ani pse sot një shishe të 750ml mund ta gjesh me një çmim mesatar prej mbi 23 mijë euro, vera Romanee, kapi shifra mijëra herë më të lartë.

E vjetër pothuajse 800 vjet, çmimi i saj më i lartë u arrit për shishen e vitit 1945 (sa më e vjetër, aq më e mirë shija) në një ankand në Gjenevë të Zvicrës, me çmimin 558 mijë dollarë. Interesant ishte fakti që oferta fillestare ishte vetëm 32 mijë dollarë, një kërcim prej 1643% për ulje të çmimit!

Arsyeja e çmimit kaq të lartë të Romanée-Conti, përveç përbërjes së saj me aroma të frutave të errëta, erëzave të ëmbla dhe barishteve të pyllit, është edhe historia e saj qindravjeçare.

Që në shekullin e 13-të, hardhitë e Domaine mendohet se janë kultivuar nga murgjit romak, të cilët i dhanë emrin “Romanée”.

Në atë kohë, vreshti ishte vetëm një pjesë e vogël krahasuar me madhësinë që ka sot. Në vitet 1600, ai kaloi në duart e familjes Croonembourg, e cila e zgjeroi duke blerë tokën e njohur si La Tâche (nga e cila merr emrin vera e famshme La Tâche e DRC-së).

Vreshtat e verës më të shtrenjtë në botë kaluan nga dora në dorë, duke përfunduar në pronësi të princit të Contit, Louis François de Bourbon. Ai jo vetëm që shtoi emrin e tij tokës së vreshtave, por ishte aq arrogant sa refuzonte ta ndante verën nga vjeljet e tij edhe me miqtë e ngushtë apo familjen.

Që nga mesi i viteve 1800, familja Duvault-Blochet ka operuar kantinën. Ata blenë toka shtesë që përbëjnë tetë vreshtat aktuale në pronësi të DRC-së dhe e shndërruan biznesin në kantinën e njohur botërore që është sot.

Megjithëse 4.5 hektarët origjinalë, të kultivuar nga murgjit francezë dhe romakët para tyre, ende prodhojnë verën më të çmuar të kantinës Romanée-Conti.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, Domaine prodhoi vetëm 600 shishe vere për shkak të mungesës së burimeve. Domaine de la Romanée-Conti ishte një nga verërat e pakta që u prodhua në atë kohë. Përveç rrethanave të vështira, reputacioni i shquar i vreshtarisë së Domaine ndikoi gjithashtu në çmimin e saj të lartë që ka sot.