N’Kosova
6 Nëntor, 2024
Shtet i voglë, por me raste të shumta të dhunës në familje.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar 7 raste, të dhunës në familje.
Sipas policisë, raster kanë ndodhur në disa qytete të Kosovës, dy raste në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë, një në Shtërpcë, një rast në Gjakovë, një në Pejë dhe rasti i fundit i raportuar në Malishevë.
Policia njofton se të gjitha rastet e dhunës fizike dhe psiqike, në 24 orët e fundit, janë raportuar nga gratë, fenomen ky që prej vitesh paraqitet si fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare.
Kujtojmë që Kosova si shumë shtete të tjera demokratike, në vitin 2020, e ka miratuar Konventën e Stambollit, por ja që lufta ndaj këtij fenomeni është në rritje.
Kjo Konventë, e hartuar nga Këshilli i Evropës, është instrument obligues që detyron shtetet ta luftojnë dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.