Fakte abstrakte
18 Tetor, 2025
Për shumë njërëz që flasin gjuhë të ndryshme, të ndryshosh gjuhën thonë se të çon drejt ndërrimit të personalitetit dhe përceptimit për veten.
Sa e zura vendin sot në një prej paneleve ku po flitej për “adaptimin e mediave tradicionale ne ato të reja si: social media, youtube dhe podcast”, ku do të flisja në emër të Paper, një ri-realizim më kapi për një moment: së shpejti do të flas në anglisht (e kuptoj, e flas, por jo si do të flisja në shqip). Gjithçka që përgatita filloi të më dukej sikur nuk e përgatita vetë dhe sikur për një moment do të zhgënjeja veten dhe personin që dy ditë më herët ma besoi këtë fjalim. Se di nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të gjendeni në situatën e njëjtë, por për vete nuk po mund ta tejkaloj si situatë asesi. Nëse doni quajeni pasiguri, mospërgatitje ose çkado, thjeshtë u ndjeva se nuk ja dhash hakun që e meritoi. Isha me fat që nuk u takova me sytë e atyre që më propozuan se kjo vetëm sa do ta përkeqësonte gjendjen.
Kur përfundoi ngjarja, s’mundem me ju gënjy mora komente të mira prej organizatorëve e deri te personi që e shoh si mentor, e ma së shumti prej shoqës së ngushtë… por prap kurgjo nuk po flinte brenda meje.
Kam përfundu shkollën e mesme gjysmën në gjuhen angleze, kam pasë prirje për gjuhë të huaja prej e vogël, por sot se ç’mu duk se nuk ja thash fare.
Në psikologjinë sociale, rregullimi i sjelljes në bazë të sinjaleve kontekstuale për t’iu përshtatur normave të komunitetit është përshkruar si “ndërrim i kuadrit kulturor” (cultural frame switching). Ndërveprimi në një gjuhë të caktuar mund të shërbej si një nga këto sinjale. Modeli i ndërrimit të kuadrit kulturor sugjeron gjithashtu se njerëzit me një shkallë më të lartë ndërgjegjësimi kulturor janë më të ndjeshëm ndaj “priming”-ut kulturor.
Si zhvillohet ky ndërgjegjësim kulturor?
Sipas psyche.co, folësit me një shkallë më të lartë zhytjeje, ata që jetojnë jashtë vendit ose që kanë lidhje të forta me komunitetin, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë “kompetencë pragmatike” në gjuhën e synuar. Kjo lloj kompetence shkon përtej përdorimit të saktë të fjalorit dhe gramatikës: ajo përfshin të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës në mënyra që janë të përshtatshme shoqërisht. Do të thotë të dish jo vetëm çfarë të thuash, por edhe kur, dhe si ta thuash, si dhe të jesh në gjendje të parashikosh se si do të pritet ajo që thua. Kjo është thelbësore për funksionimin shoqëror në shoqërinë ku flitet gjuha dhe është e vështirë të përvetësohet në një kontekst klasor, pa ndërveprime autentike me folës të tjerë. Motivimi dhe përshtatshmëria janë gjithashtu thelbësore në këtë proces të internalizimit të konvencioneve të reja gjuhësore.
Zakonisht para ndonjë ngjarjeje kur prirem prej ndonjë emocioni të caktun gjithmonë m’ka dalë e kundërta (për të mirë e kam fjalën). Po çka ja bon vetes, s’ta bën askush, lejova plot mendime me m’kaplu, nuk e di as pse po e ndjejë përgjegjësinë diku me shkru, po nëse nuk e largoj diku sado pak me e heq prej vetes, kam frikë që transmetoj diçka tjetër tek njerëzit që nuk e meritojnë hiç.
Por pse u ndjeva e tillë: se Erleta merr brenda fjaltë e të gjithëve, kurrë nuk i filtron. Punon dhe vetë ndërton, po kurrë nuk i mjafton.
Nashta në këtë histori fjalët e të tjerëve tregojnë tjetër gjë, si në gjithçka që janë dy anë të tregimeve. Por kjo e sotmja ia dëshmoi edhe një herë Erletës që vlerën e saj e bazon në komentet e të tjerëve. Dikush mundet mos me e pa relevant krejt këtë shkrim por nëse veç dikush diku e ka një ndjenjë si kjo që nuk po mundet me largu, e ka një shoqe që njëjtë nuk po di çka me vepru. <3
Nashta një ditë ka me u ndje në siklet kur e lexoj këtë tekst po të paktën ka me qenë shenjë që jam ma mirë. Nashta kjo ditë ka me qenë shumë shpejt por veç sot jo!