N’Tiranë
29 Tetor, 2025
Këtë vit, nami ndodh në Qendrën e Artit Agimi hapësira publike kulturore që dikur ishte kinema dhe sot është një nga vendet më ikonike në qendër të Tiranës.
Shtrigat e Lanës sjellin për ju një mbrëmje të paparë!
Në skenë ngjitet rokerri legjendar Bojken Lako me bendin e tij, për ta shkundur sallën e Agimit që do jetë dekoruar mjeshtërisht, së bashku me ekranin gjigand që do të shfaqë inserte nga filmat horror më të paharrueshëm të shekullit të fundit.
Nga ora 20:00 festa mbahet njëkohësisht në shumë ambiente. Gjithçka nis me Peter Pan Quartet, kulmon me Bojken Lako Band, dhe vazhdonme 2 nga DJ-të më versatil në Tiranë – Lura & Amor del Rey.
E nëse ende nuk ke mbaruar… after party zyrtare vazhdon po aty nën tokë, te bari Sin City – Agimi Entertainment Jay Bashën.
Sajohu si lugat, si shtrigë, apo me cosplay-in tënd të preferuar.
S’ke veshje? S’ka problem – mjafton e zeza, dhe Sandra te dera do kujdeset që pamja jote të bëhet “horror fare”!
Dhe në një cep të pret Brandoni me shiringat e tij, në rast se truri të jep për një tatuazh që s’harrohet.
Biletat janë tashmë në shitje te Agimi Entertainment.
Bëhu pjesë e natës më të frikshme, më artistike dhe më elektrizuese të këtij viti!
