N’Kosovë
6 Nëntor, 2024
Kurti me “gjysmë goje”, uron presidentin Trump!
Si rrallë herë, kryeministri Kurti, ka qenë i shkurtër dhe lehtë i kuptueshëm.
Dhe kjo pikërisht në urimin që shefi i Qeverisë së Kosovës, adresoi pas shpalljes së fitores nga presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump.
Përmes platformës sociale “X”, Krurti ka uruar Trumpin, madje e ka etiketuar atë në këtë postim.
“Urime president Donald Trump në fitoren tuaj elektroale. ShBA është një aleat kyç, mik dhe partner i Kosovës dhe mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe.” – ka shkruar Kurti.
Por pavarësisht urimit, Lëvizja Vetvendosje e kryeministrit Kurti, prej kohësh ishin pozicionuar në kapin demokrat, duke e cilësuar si parti e afërt me ideologjinë e tyre politike.

