T’mirat financiare
21 Tetor, 2024
“Nëse ju thonë se po dojmë me ardhë në Gjermani, se ne Kosovë s’po ka vende pune, veç i çoni te unë”.
Kështu ju tha kryeministri Kurti “i lumtur” dhe plot buzëqeshje, simpatizantëve në Gjermani, të cilët ishin mbledhur për ta pritur “babë”, siç u dëgjuan thirrjet dhe ovacionet në sallë.
Por nuk kaluan shumë ditë, një institucion i rëndësishëm ekonomik botëror, ia bëri “diss” deklaratës së kryeministrit në këtë tubim.
Simpatia e madhe për kryeministrin do t’i verbojë mërgintarët, saqë nuk do t’i besojnë raportit të institucionit më të lartë financiar në botë.
Ky institucion, Banka Botërore, përmes raportit “Ruajtja e ritmit të rritjes”, e radhitë Kosovën si vendin me numrin më të madh të të papunëve në rajonin e Ballkanit Perendimor.
Sipas këtij raporti, pavarësisht potencialit, në Kosovë vetëm 37% e popullësisë së aftë për punë janë të punësuar.
Kjo i bije se 63% janë të papunë.
Derisa papunësia e lartë po e përcjellë edhe Qeverinë Kurti, sipas BB, Kosova këtë vit ka shënuar rritje të lehtë ekonomike.
3.8 % është rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2024, aq sa kishte planifikuar qeveria.
Por raporti parasheh që kallabllak procesesh që e presin Kosovën, mund ta lëvizin nga binarët e “ndryshkur” ekonomik.
Zgjedhjet, që do të mbahen më 9 shkurt, sipas Bankës Botërore do të mund t’i paraprijnë rritjes së shpenzimeve buxhetore.
Edhe pozita gjeopolitike e Kosovës, me theks konteksti politik, mund ta dëmtoj dukshëm buxhetin.
Raporti alarmon Qeverinë, për reforma të tregut të punës, në veçanti për fuqizimin e grave në të.
Ndërkohë, a do t’i përmbahet kryeministri Kurti deklaratës së simpatizantëve të zjarrtë gurbetxhi, pritet të shihet javët dhe muajt në vazhdim.
Ndoshta me “të drejtë” kryeministri Kurti, ka premtuar punësimin e kusherinjëve të mërgimtarëve, duke ditë se ka vende pune, në një shtet me veç 37% të popullësisë me vende pune.