Ky burrë çdo javë bërtet duke thënë fjalinë ““Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje!”

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Nëntor, 2026

Për 15 vite çdo të mërkure, Wim Konings, del në City Hall të Rotterdam-it, merr një megafon dhe thotë “Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje!”

Kujt po i drejtohet dhe si nisi gjithçka? 

Dy artistët skandinav Michael Elmgreen dhe Ingar Dragset u bënë të njohur përmes një serie veprash të titulluara Powerless Structures (Struktura të pafuqishme). Në këto vepra, ata sfiduan dhe përmbysën konventat e të ashtuquajturit White Cube (Kub i Bardhë), një koncept që i referohet hapësirave tradicionale të ekspozimit të artit, zakonisht galerive me mure të bardha dhe pamje minimaliste.

Artistët krijuan një koncept duke përdorë satirën duke ndërtuar hapësira galerish të përmbysura, të zhytura në tokë apo të varura nga tavani.

Instalacionet e tyre teatrale trajtojnë mënyrën se si njerëzit sillen dhe ndërveprojnë në hapësirat publike, qoftë në qytet apo në muze. Duke ndërthurur arkitekturën, dizajnin dhe performancën artistike, ata krijojnë instalacione që e bëjnë shikuesin të ndihet i huaj në një ambient të zakonshëm.

Në Bienalen e Venecias të vitit 2009, ata i shndërruan dy pavijone në shtëpi të koleksionistëve të artit. Përmes kësaj vepre, ata krijuan një marrëdhënie ironike mes Bienales si institucion arti, tregut të artit dhe botës së pushtetit e pasurisë.

Në vitin 2011, ata kuruan një ekspozitë personale në Submarine Wharf dhe me porosi të organizatës SIR, krijuan veprën artistike në formë performance “It’s never too late to say sorry” (Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje), e vendosur në rrugën Coolsingel.

Instalacioni përbëhet nga një vitrinë xhami, e ngjashme me ato që zakonisht përdoren nga dyqanet në qytet, me një megafon të vendosur brenda saj, përmes të cilit përcillet një mesazh personal për kalimtarët.

Për dy vjet rresht, performuesi Wim Konings paraqitej çdo ditë te vitrina, ai hapte derën, merrte megafonin dhe thërriste me zë të lartë nëpër rrugën Coolsingel: “Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje!”

Kjo performancë u zhvillua çdo ditë, saktësisht në orën 12:00, duke filluar nga inaugurimi i veprës më 28 maj 2011. Sot, performanca zhvillohet vetëm të mërkurave, në mesditë.

Nëse në këtë rrugë po kalon dikush që ka vite pa folur me një shok apo shoqe, me një familjar, apo me një person që dikur ka pasur shumë të dashur, mendoj se kjo fjali mund ta prekë në një mënyrë krejt të veçantë.

Ndoshta kanë kaluar vite për shkak të një keqkuptimi, një zënke, një krenarie të tepruar, apo edhe për një arsye që sot, me kalimin e kohës, mund të duket krejt e parëndësishme. Ndoshta dikush tjetër po kalon nëpër këtë rrugë dhe e di shumë mirë se ka lënduar një person, se ka thënë diçka që nuk është dashur ta thotë, apo ka bërë një veprim për të cilin deri më sot nuk ka gjetur guximin të kërkojë falje.

Dhe kur përballet me fjalinë “Nuk është kurrë vonë për të kërkuar falje!”, besoj se në mendjen e tij fillon të krijohet një moment: Si do të ishte sikur sot ta merrja telefonin? Sikur të trokisja në atë derë? Sikur të qëndroja përballë atij personi dhe, pa asnjë justifikim, t’i thosha: Më fal!

Ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh, dikush fillon ta imagjinojë jo vetëm kërkim faljen, por edhe mundësinë e një pajtimi. Sepse ndonjëherë ajo që na ndan nga njerëzit është guximi për ta bërë hapin e parë.

Ndonjëherë, një fjali e vetme mund të bëhet arsyeja pse dy njerëz flasin përsëri.

Andaj, mendoj se pesha emocionale e këtij instalacioni mund të jetë ndër më të fortat deri më sot.

photo Jannes Linders / www.bkor.nl