N’Kosovë
13 Nëntor, 2024
“Tuta, tuta… han dardha të buta”, “e zeza e vetës”, e shumë shprehje tjera frazeologjike munden m’u përdorë për me përshkru situatën që do t’ia japim kahjen më poshtë.
Ndoshta ju kanë rënë në sy (duhanpirësve gjithsesi por edhe atyre që nuk e konsumojnë) fotot e reja të paketimeve të cigareve, të cilat kanë pamje të rënda me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat që shkakton pirja e duhanit. Në vend që këto pamje të rënda që tregojnë se pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer të mushkërive e emfizemë, me qenë indikatorë stopues për pirjen e duhanit, kjo vetëm e ka rritë shitjen e një produkti që po i ndihmon me lujt “fshehtas” deri sa t’i marrin cigaret.
“Pamjet janë të rënda, por këto vetëm po më bëjnë më të varur ndaj duhanit, se më bën të gjejë mënyra tjera për ta pirë. Po m’sfidon”, thonë përdoruesit. Jo kështu, bash fjalë për fjalë por me vepra që flasin vetë!!
Qe pse?
Të gjithë ata që e pijnë duanin moti, e që kanë dashtë me tregu zotnillëk, kanë përdorë kuti të duhanit, disa i kanë quajtur edhe “tabakjerka”. Term shqip-shqip për këtë gjësend s’di a ka. Pra, një kuti jashtë asaj të paketimit që i kanë vendosur cigaret. Fillimisht këtë kuti e kanë përdorur njerëzit që e kanë pshtjellë vetë duhanin, pastaj ka hyrë në përdorim për ata që e kanë përshtatë për shmek (stil, veshje).
Viteve të fundit, nëse dikujt ja ke pa një këso kutie me ilustrime, po të tregoj që ose dikush prej stafit të punës që nuk e ka njoftë mirë ja ka dhuru për “secret santa” ose e ka ble për trip tek arkat në këto brendet Pull and Bear e Stradivarius.
Çmimin se kanë pasë bash prej ma të lirave, bile nashta i kanë marrë ma lirë e i kanë shitë shumë ma shtrenjtë sepse janë blerë rrallë. Po këto ditë, tash e një muaj dyqanet me gjësende 1 euro, janë shitësit më të mëdhenjë të këtyre kutive, krejt kjo shkaku i coverave me përmbajtje të rëndë nëpër Marlboro, Kent, Winston e tjerë (edhe nëse po ua përmendim emrin, s’është që ua shtojmë shitjen. Shitja e tyre po shtohet edhe kur t’kallxojnë që s’duhet).
Kjo është, kur merrë hapa me ndalu diçka me zor veç pse imazhet po të frikësojnë (tutin). Për me ikë prej diçkaje që po paralajmërohesh se mundet me të prit po ja ndihmon vetës me mbulues që mos me ushqy edhe ma tutje frikën.
Dardha në këtë rast po i bjen me qenë “tabakjeret”.