Live Stories from Prishtina

LIVE

15 Janar, 2025

Kur bëhet fjalë për të kap vëmendjen në arenën ndërkombëtare, askush nuk e bën më mirë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në Samitin Botëror për Energjinë e së Ardhmes në Abu Dabi, Rama, me stilin e tij të unik, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, e shndërroi një moment protokollar në një shfaqje që solli buzëqeshje mes të pranishmëve.

Pikërisht në takimin për energjinë e qëndrueshme, Rama vendosi të sjellë një energji krejt ndryshe.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kishte datëlindjen, derisa kryeministi Rama e pa të arsyeshme të festonte duke u ulur në njërin gju dhe me shprehjen “Tanti auguri”.

Por pritni, ka edhe më shumë! Rama nuk u ndal me kaq.

Ai nxori një shall të lehtë, dhuratë për homologen e tij italiane, duke theksuar se ishte punuar nga një disenjator italian që tashmë jeton në Shqipëri.

A mund të kishte mënyrë më të mirë për të bërë marketing për Shqipërisë si destinacion për artin dhe modën?

Ajo që e bën këtë moment edhe më interesant është dinamika politike mes Ramës dhe Melonit.

Derisa Meloni udhëheq partinë e së djathtës ekstreme, Rama është në krye të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Në praktikën politike, këto dy figura, duhet të ishin kundërshtarë ideologjik.

Pavarësisht pikëpamjeve të kundërta, koha e ka treguar se dy liderët kanë ndërtuar raporte të ngrohtë dhe miqësor.

Kjo nuk është hera e parë që Rama tërheq vëmendjen me veprimet të ngjajshme.

Ai me mjeshtri kombinon artin, sarkazmën dhe politikën.

Qoftë me pikturat e tij që shfaqen në zyrën e kryeministrit, qoftë me batutat që lëshon në konferenca ndërkombëtare.

Kështu, Rama, ka krijuar një stil unik të diplomacisë, pak tërheqëse, shpesh kontraverse por gjithmonë argëtuese.

Me këtë veprim, duket se Rama, ka si mision, të përqoj një meszh.

Shqipëria nuk është vetëm një vend në Ballkan, por është një vend me energji, art dhe diplomaci unike.

Dhe ndoshta, ky është leksioni që kryeministri Rama dëshiron të shpërndajë.

Ndonjëherë, politika mund të jetë edhe art, mbi të gjitha një mënyrë për të ndërtuar ura përmes kreativitetit dhe spontanitetit.