Bota
21 Shtator, 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendosë tarifë marramendëse prej 100 mijë dollarësh në vit për aplikantët e vizave H-1B, duke e kthyer programin e punëtorëve të huaj të kualifikuar në një privilegj luksi.
Nga 1,500 dollarë tarifë administrative, kostoja për kompanitë shkon në qindra mijëra, duke i detyruar ato të zgjedhin nëse “ka vlerë” më shumë një punëtor i huaj apo një amerikan i papunë. Kritikët shohin një sulm direkt ndaj konkurrencës ndërkombëtare, ndërsa mbështetësit si Elon Musk paralajmërojnë se SHBA-ja rrezikon të humbasë talentin global.
Në të njëjtën kohë, Trump ka shpikur edhe një “kartë ari” për ata që mund të paguajnë miliona, duke e kthyer sistemin e vizave në një treg VIP ku hyrja blihet me çmim.
Ky urdhër do të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të zbatohet vetëm për kërkesat e reja. Megjithatë, kompanitë do të detyrohen të paguajnë të njëjtën shumë për çdo aplikant për gjashtë vjet, ka deklaruar sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick.
“Kompania duhet të vendosë… a vlenë mjaftueshëm punëtori për të paguar 100 mijë dollarë në vit qeverisë, apo duhet të kthehet në shtëpi dhe të punësohet një amerikan. Të gjitha kompanitë e mëdha janë dakord”, ka thënë ai.
Që nga viti 2004, numri i aplikimeve për vizat H-1B ka qenë i kufizuar në 85 mijë në vit. Deri tani, këto viza kanë pasur tarifa administrative që arrijnë rreth 1,500 dollarë.