Live Stories from Prishtina

LIVE

13 Nëntor, 2024

Ky artikull është krijuar për t’ju ndarë pak nga momentet toksike që vazhdojnë të jenë aktuale koluareve politike. Me pak humor, me një ambient krejt imagjinar, po ndajmë me ju në rrëfim për një traditë e cila nuk e dimë pse egziston. E për personazhin?….. “Kofsh bektesh merre vesh”!

Një ditë të zakonshme në një fshat shqiptar, një djalë i ri, Neziri, kishte marrë vendimin epik!.
“Do t’i pres flokët!”…..

Po, po!…. Kishim të bënim me një veprim që mund të ndryshonte rrjedhën e fatit të Nezirit.

Të gjithë ishte në pritje të këtij momenti të madhe. Neziri profesori i ri i politikës globale që i gjithë fshati e “admironin” për intelektin dhe arritjet e tij shkencore, kishte shumë vjet që po i lëshonte flokët.

Për të mbështetur këtë hap të guximshëm, ishin grumbulluar shokët dhe familjarët e tij.

Ishin mbledhur rreth tij, derisa po qëndronte ulur para pasqyrës duke pritur për floktarin i cili kishte marrë si mision të “ndihmonte” këtë kthesë të madhe, në jetë e Nezirit nga Juniku.

Kur gërshërët hynë disi kalimthi në flokët e Nezirit që gjithmonë mbante stilin e veçuar nga të tjerët, pamja e tij e re u bë realitet, dikush nga shokët e fëmijëtisë, nuk e mbajti dot emocionin dhe shpërtheu me një “Me shnet!”

Me një ritual që ka shenjën e traditës shqiptare, një shuplakë e ngrohtë i shkon pas qafës.

Mbase ky ishte një moment që do të mbetej përherë në kujtesën e profesorit.

Çfarë ishte kjo “me shnet”? …..

Ky zakon kaq i veçantë?

A ishte vetëm një shenjë e urimit për të shkuar jeta mbarë e mirë, apo vetëm një akt i pazakontë “dhune”, që shfaqet tek shqiptarët në momente gëzimi?.

Çuditërisht, ky zakon ka një origjinë më të thellë!.

Historikisht, shqiptarët e kanë përdorur këtë zakon si një formë për të shprehur urimet pë pamjen e re.

Kur dikush e ndërron imazhin e tij, qofte edhe përmes prerjes së flokëve, kjo “shuplakë” kishte funksionin e një lloj “nxitjeje” për t’i dhënë personit fatin që meriton.

Ajo ishte një kombinim i shprehjes së ndjenjave të gëzimit, por edhe një formë e padukshme e kalimit të forcës dhe energjisë pozitive tek ai person.

Por, ku qëndron misteri i kësaj tradite?

A ka një element dhune të fshehur pas saj?

Po, mund të themi se po!.

Shqiptarët, me gjithë kulturën e pasur të respektit dhe mirëkuptimit, ndonjëherë i japin një “shuplakë” një personi të afërt si një shenjë që ata duhet të jenë mjaftueshëm të pjekur për tu përballur me sfida të reja.

A mund të jetë ky zakon një reminishencë e periudhave të vjetra, ku për të arritur sukses ose për të nisur një etapë tjetër të jetës, duhej të kalonim përmes një “përvoje” të dhimbshme?

Në fund të fundit, ky zakon nuk është vetëm një shqetësim për dhunën, por edhe një pasqyrim i forcës dhe guximit që lidhen me procesin e ndryshimit të vetes.

Për Nezirin, të paktën, ky mbetet një kujtim që do ta përcillte përgjithmonë, madje edhe krejt atje largë, në mërgatë.

Dhe kështu, ky zakon do të vazhdojë të jetojë, përmes atyre që e dinë se çfarë do të thotë të kalosh përmes “me shnetit”.

Ky fenomen shqiptar, ku tradita dhe komedia shkrijnë së bashku, është një pasqyrë e bukur e shpirtit të popullit shqiptar, i gatshëm të bëjë ndryshime por edhe të qeshë me to.