Shqipëri
15 Shtator, 2025
Kështu u shpreh Klod Makashi, njeriu pas koncertit madhështor të Scorpions, që ndezi Tiranën mbrëmjen e 14 shtatorit.
Rreth 10 mijë njerëz shkundën qafat dhe ngritën duart në ajër nën tingujt legjendarë të grupit gjerman, i cili festoi plot 60 vite karrierë me një koncert spektakolar në kryeqytetin shqiptar.
Skena ishte e parametrave botërorë, organizimi siç i ka hije Tiranës, dhe për më shumë se dy orë Scorpions sollën atmosferën elektrizuese që bashkoi gjenerata të tëra.
Publiku ishte një mozaik ndërkombëtar: përveç shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në koncert kishin udhëtuar fansa nga Italia, Greqia, Filipinet, Austria, Franca, Britania, Holanda, Turqia, SHBA-ja, Suedia, Norvegjia,
Hungaria, Malta, Moldavia, Gjeorgjia dhe shumë vende të tjera.
Por edhe spektaklet më të mëdha kanë sfidat e tyre.
Pyetur për vështirësinë më të madhe, Makashi u përgjigj me humor realist:
“Gjeneratorët e energjisë elektrike. Dhe heroi i padiskutueshëm i natës ishte elektriçisti mjeshtër Klod Stojani, i cili zgjidhi problemin vetëm pak minuta para nisjes së koncertit – duke shpëtuar kështu natën që hyri në historinë e eventeve muzikore
në Shqipëri.”
Në fund, mbetet e qartë: muzika e madhe nuk ka kufij, dhe Tiranës iu shtua edhe një kujtim i artë në historinë e saj kulturore.