Kojshitë
14 Nëntor, 2024
“Ajo që e gjithë Shqipëria mezi i priste mbrëmjet e çdo të shtune, ajo që kur thërriste “yjeeee” ndalonte çdo shqetësim… po rikthehet!
Super, shumë suksese! Mezi presim të dëgjojmë prej këtyre yjeve se çka kanë për të treguar, që do të na bëjnë të qajmë me rrëfimet e tyre, që do të gatuajmë së bashku me ta… mrekulli.
Mirëpo, a s’është larg mendsh që një version të tillë e kemi parë diku?
Kur Dafina Zeqiri, Kaltrina Selimi, Zanfina Ismaili gatuanin “fli me renda”, mjelin lopët, shkonin në fshatra dhe këndonin, i kemi parë edhe në 2009-2010 në organizimet e Labinot Gashit (Op Op Labi Party).
Ky miksi i ri, pak “Big Brother”, pak “Dua të bëj të lumtur”, pak “E diell”, pak “Top Fest”, po del sikur nuk është tamam i ri?
“Na ka marrë malli të shikojmë programe në nivel që vetëm Arbana Osmani di të realizojë”, ishte një prej shumë komenteve pozitive në videon promocionale të emisionit të ri “Mirëmbrëma Yje”.
Ndoshta në nivel të drejtimit e udhëheqjes së emisionit, PO. Sa i përket konceptit të emisionit e YJEVE, përtej asaj çka kemi dëgjuar në “Canape” dhe “Shiko Kush Luan”, s’di çka kanë për të ndarë më shumë!
Ndoshta është edhe kjo tjetra: gjithçka që “del prej modës” kthehet pas disa vitesh, edhe në media.
Ndoshta do të shohim një koncept të rikrijuar të Op Labi Party, nën një moderim mjeshtëror nga Arbana Osmani.
Por, a na ka marrë malli për këtë lloj përmbajtjeje