Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Tetor, 2024

Flakë e shumë nervozë në Stamboll, në ndeshjen Fenerbahce dhe Manchester United, ku loja përfundoi me barazim 1-1.

Në pjesën e dytë Jose Mourinho la turqit pa trajner pasi doli me karton të kuq dhe e ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna.

Kjo ndeshje u shoqërua përpara saj me përleshje mes tifozëve në rrugët e Stambollit.

Por çka tha Mourinho, pas kësaj përballjeje, për ndeshkimin nga arbitri francez Clément Turpin.

Në stilin e tij, ‘Special One’ bëri disa lëvdata për gjyqtarin e ndeshjes, duke përdorur, natyrisht, pak ironi.

“Arbitri më tha diçka të pabesueshme. Ai më tha se mund të shihte njëkohësisht se çfarë po ndodhte në zone, por dhe sjelljen time në stol. E përgëzova sepse është i jashtëzakonshëm. Shikimi i tij periferik gjatë një loje në më shumë se 160 km/h.

Mourinho pati një përgjigje epike në pyetjen e gazetarit i cili e pyeti se si ndihej që ia rrembeu një pikë Manchester United.

“Jo, jo. Janë ata që na fituan një pikë. Janë ata që na fituan një pikë, nuk ishim ne, por ata. U thashë lojtarëve të mi që nëse luajnë kështu në Ligën Turke, ne shkatërrojmë çdo skuadër. Sigurisht që luajtëm kundër një kundërshtari që ka më shumë cilësi se ne, më shumë cilësi, më shumë intensitet, më shumë se e jona”, u shpreh Mourinho.

Mourinho u kujdes edhe për kritikat që mund t’i marrë Manchester United, për siç u shpreh lojë jo të mirë.

Por ai shtoi se do të ishte e drejtë të thuhet se “ne kemi bërë një lojë të jashtëzakonshme”.

“Ne ishim më të mirë se ata, kështu që ishte një rezultat i mirë për Manchester United”, përfundon Mourinho.

Mourinho nervozohet me ex-in e tij, pas kartonit të kuq përballjen me Man Utd e shikon nga tribuna!