Fakte abstrakte
27 Shtator, 2025
“Na tregon diçka për mënyrën se si elitat përpiqen të ruajnë pushtetin e tyre”
Si ja doli vepra “Leopardi” i Lampedusës të kritikoj super të pasurit?
Romani i Giuseppe Tomasi di Lampedusa, “Leopardi”, i shkruar në mesin e shekullit të 20-të, fillimisht u bë një bestseller, më pas një film i famshëm dhe tani një seri luksoze në Netflix. Duke e vënë në pah se historia e ashpër dhe kritike ndaj shoqërisë, hipokrizisë dhe dobësive njerëzore vazhdon të tingëllojë aktuale edhe sot.
Në disa nga rreshtat e parë, protagonisti Princ Fabrizio, kreu i një familjeje aristokrate siciliane thotë:
“Të vdesësh për dikë ose për diçka ishte krejt normale. Por personi që vdes duhet të dijë, ose të paktën të ndjejë se dikush e di për kë ose për çfarë po vdes.”
Ai kujton zbulimin e trupit të një ushtari të panjohur nën pemën e limonit në vilën e tij. Kjo pamje përmbledh frymën ekzistenciale të romanit se “nën bukuri, ekziston kalbësir”.
Një roman i posthum (Një libër posthum është një libër që publikohet pas vdekjes së autorit)
Lampedusa nuk botoi kurrë librër gjatë jetës së tij. Vetëm një roman i tij përshkruan fatin e familjes Salina, në sfondin e Risorgimentos – lëvizjes për unifikimin e Italisë, që çoi në krijimin e Mbretërisë së Italisë në 1861, gjatë një periudhe revolucionare evropiane.
Idetë për demokracinë, liberalizmin dhe socializmin u përhapën në kontinent dhe punëtorët shpesh protestuan kundër aristokracisë, duke e fajësuar për kushtet e rënda dhe varfërinë e gjerë.
Një prej pronarëve të tokave, Fabrizio, mendon strategjikisht për përfitimet e tij personale në këtë kohë trazirash për aristokracinë.
Ai organizon martesën midis nipit të tij tërheqës, Tancredi Falconeri, dhe Angelica Sedara, një grua e re e pasur kundër dëshirës së vajzës së tij Concetta, e cila dashuron Tancredin.
Një kritikë e gjithanshme e shoqërisë
Romani ishte i vështirë për shumë njerëz sepse kritikonte të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar me kishën, aristokratët dhe madje edhe klasën punëtore. Por kjo është edhe ajo që e bën të rëndësishëm. Sipas studiuesit David Laven, për të cilin shkruan BBC, thotë:
“Na tregon diçka për mënyrën se si elitat përpiqen të ruajnë pushtetin e tyre”.
Lampedusa, vetë ishte pjesë e aristokracisë, por kjo nuk e pengoi të kritikoje klasën e tij. Historia e romanit është një tregim zhgënjimi dhe frike nga obsolenca e një dinastie në rënie.
Një sukses pas vdekjes
Në fillim, romani u refuzua nga shtëpitë botuese italiane për shkak të stilit të tij “tradicional” dhe qëndrimeve kritike. Pas vdekjes së autorit, libri u botua dhe u bë një sukses i jashtëzakonshëm, me mbi 50 ribotime brenda gjashtë muajsh. Lampedusa fitoi çmimin prestigjioz Strega dhe reputacioni i tij si shkrimtar i madh tejkaloi bashkëkohësit.
Tani edhe në Netflix
Pesë vjet pas botimit, regjisori Luchino Visconti realizoi adaptimin e famshëm të filmit, me Burt Lancaster si Princ Fabrizio dhe Alain Delon si Tancredi. Filmi përfshinte një skenë balloje 25-minutëshe të famshme dhe ruante tonin kritik miks me elegjin, ndaj shoqërisë së lartë italiane. Sot, një adaptim i ri serial në Netflix sjell romanin te publiku modern, duke treguar se temat e tij mbeten të rëndësishme edhe në shekullin 21.
Ideja e këtij artikulli është e thjeshtë, elitat në çfaëdo forme të qeverisjes shpesh arrijnë të ruajnë privilegjet e tyre. Në romanin e Lampedusës, megjithëse revolucionarët kanë shpresa të mëdha për ndryshime rrënjësore, protagonisti këmbëngul se klasat e mesme thjesht do të zëvendësojnë klasat e larta dhe prapë sistemi do mbetë i njëjtë.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve shoqërore, status quo-ja u ruajt, siç përshkruhet në një nga vargjet më të qëndrueshme të romanit: “Nëse duam që gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë, gjërat do të duhet të ndryshojnë” ose thënë ndryshe “ndryshimi është shpesh i domosdoshëm për të ruajtur atë që është e vlefshme”.
Kur ndryshon pushteti, kush fiton vërtet shumica apo një shtresë tjetër e pasanikëve?
Historia lidhet me pabarazitë dhe krizat shoqërore që shohim edhe sot.