N’Kosovë
15 Nëntor, 2024
Një zhvillim që duket si një përzierje mes një telenovele dhe një drame të vogël burokratike, ka ndodhur sot në Prishtinë.
Komisioni Hetimor i Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar misionin “heroik” për të zbardhur skandalet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Deputetet nga opoizta të “armatosur” me dosje të rënda me arsenal fjalësh juridike, ia kanë dorëzuar “provat e keqpërdorimeve”Prokurorisë Speciale.
Deputetja, Ariania Musliu-Shoshi, e cila para gazetarëve tingëllonte si një prokuror energjik në një dramë ligjore, hodhi akuza për shkelje masive, nga vendimet e jashtëligjshme për shërbimin e jashtëm, keqpërdorimi i rregulloreve të brendshme në ministrinë e Jashtme.
Edhe më e rëndë për nga akuzat, u shfaq, deputetja, Time Kadrijaj. Ajo pohoi se procedurat përzgjedhëse për ambasadorët nga kjo qeveri, nuk ndjekin as ligjin e as logjikën.
Thotë se një telefonatë e shpejtë nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme është e mjaftueshme për të mbledhur “kuorumin virtual”.
Por këtu nuk mbaron lista e skandaleve, sipas opozitë.
Shkeljet përfshijnë gjithashtu formën se si po blehen objektet për ambasada dhe si po mobilohen ato.
Kjo situatë të shtynë të mendosh?
Çfarë stili të mobileve po ndjek diplomacia kosovare?
Minimaliste, moderne apo “shqiptare tradicional”?
Nëse këto hetime do të sjellin ndryshime reale, apo thjesht do të shërbejnë si material për një tjetër episod të dramës politike, mbetet për t’u parë.