Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Mars, 2026

Njeri i keq?! 

Jo gjithmonë janë gjërat e mëdha që tregojnë kush jemi shpesh janë detajet e vogla, ato që i bëjmë pa menduar fare që flasin për ne.

Si sillemi me një të panjohur, a themi “faleminderit”, a i japim dikujt përparësi në radhë… këto momente të zakonshme tregojnë më shumë për ne sesa çdo fjalë e madhe.

Sot kur secili është i zënë me veten dhe durimi po paksohet gjithnjë e më shumë, sjellja e mirë nuk është më thjesht edukatë është diçka që bie në sy.

Nëse i anashkalojmë këto gjëra të vogla çdo ditë, a është thjesht pakujdesi… apo diçka më shumë?

Kjo listë nuk është për të gjykuar, por për të na kujtuar sa lehtë mund ta bëjmë ditën e dikujt më të mirë ose më të keqe pa e kuptuar fare.

Rregulli, etika nuk ka të bëjë vetëm me atë se cilën pirun të përdorësh. Ajo ka të bëjë me të treguarit respekt për veten dhe për të gjithë të tjerët nga këndi yt i botës tënde të vogël. Pse të mos dallohesh duke qenë i sjellshëm dhe i kujdesshëm?

Madje, nuk ke nevojë të ndjekësh kurse etike apo të shikosh seriale si The Crown për të mësuar rregullat! Ja 20 mënyra për të shpërndarë më shumë mirësi dhe më pak negativitet këtë vit.

Thuaj “ju lutem” dhe “faleminderit”. Sidomos ndaj atyre që i ke më të afërt.

Buzëqesh!
Te arkëtari. Te punonjësi i bankës. Te kolegu yt edhe nëse ai ose ajo nuk të buzëqesh mbrapsht.

Mbaje derën hapur për personin pas teje
Dhe nëse dikush ta mban derën hapur, gjithmonë thuaj “faleminderit”!

Dil jashtë për të folur në telefon

Ndonjëherë duhet ta hapësh atë telefonatën që s’po ndalon por a është gjithmonë aq e rëndësishme? Për më tepër, nuk është kënaqësi për të tjerët të dëgjojnë bisedën tënde kur janë në radhë pas teje.

Jepu njerëzve një mundësi

Shitës i nervozuar? Shofer i pasjellshëm? Nuk e di çfarë po kalon ai person, ndoshta i ka humbur diçka që ka vlerësuar? Sapo mori një lajm të keq për shëndetin? Nuk ke pse t’i përgjigjesh sjelljes së keqe me të njëjtën gjë, sepse vetëm e vazhdon ciklin.

Shiko personin që po të flet
Seriozisht. Lëre pak telefonin!

Lëre dikë të kalojë para teje në radhë
Të premtojë që do t’ia bësh ditën më të mirë.

Kollitu ose teshtit në bërryl
Sezoni i gripit është i pamëshirshëm për bebet e sapolinduar, fëmijët e vegjël, për të gjithë ne DHE të gjithë ne jemi bartës andaj bëj çfarë mundesh për të mos përhapur mikrobet.

Mëso emrat e njerëzve
Ka mënyra të thjeshta për t’i mbajtur mend.

Shkruaj me dorë falënderime
Ai ose ajo mori kohë për të të dërguar një dhuratë; merr kohë për të treguar që të intereson.

Lëre telefonin mënjanë gjatë vakteve
Po, tani.

Ji në kohë
Të gjithë jemi të zënë, ndaj mos i lër njerëzit të presin për ty.

Pastro pas kafshës tënde
Është thjesht e pakëndshme ta lësh ashtu.

Konfirmo pjesëmarrjen
Dhe bëje menjëherë, para se ta harrosh.

Pyet para se të postosh
Jo të gjithë duan të jenë në rrjetet sociale dhe ti nuk je gazetar ndaj mos shpërnda gjithçka.

Kujdes me fjalorin e rëndë
E dimë që ndonjëherë është çliruese! Por a do doje ta dëgjonte gjyshja jote? Apo fëmija yt?

Mbaje zërin e telefonit të ndalur në punë
Vendose telefonin në heshtje, fol qetë dhe ul zërin e njoftimeve që të mos shqetësosh të tjerët.

Shtrëngo dorën kur përshëndet
Dhe ngrihu në këmbë duke mbajtur kontakt me sy kur e bën.

Mos sill ushqime me erë të fortë në zyrë
Ose të paktën ha ushqimet me erë në kuzhinën e përbashkët, jo te tavolina jote.

Parkoje karrocën e blerjeve në anë të korridorit, jo në mes! Edhe të tjerët janë duke bërë blerje.