s’ka kategori
7 Qershor, 2025
Reminder nga Paper: për ty dhe gjithë ata që harrojnë vlerën e vetës! Me ju në t’mirë dhe në t’keqe!
Nëse do të prezantoheshe para meje pa përmendur profesionin tënd, nga je, etninë tënde, kombësinë, ku je rritur, çfarë janë pasionet apo hobet e tua, çfarë feje ke të gjitha këto shenja të jashtme që i përdorim përditë si do ta përshkruaje veten para meje?
Kush je ti, pa të gjitha etiketat?
Jo, jo kush je sipas pasaportës.
Por… nëse do të prezantoheshe pa asnjë nga këto!
Le ta provojmë.
Je ai çasti i heshtur përpara se t’i përgjigjesh një pyetjeje të vështirë. Qetësia ku e vërteta rri pak para se të thuhet me zë. Je ajo ndjesi që të tërheq midis dëshirës për t’u kuptuar dhe frikës se mund të ndodhë vërtet.
Je ndjesia që të vjen kur rilexon një libër që e ke dashur si fëmijë dhe kupton se ai ka ndryshuar, sepse ti ke ndryshuar. Je kënaqësia e qetë që ndjen kur gjen fjalën e duhur për një mendim që të ka ndjekur pa formë për shumë kohë.
Je kontradikta që mban brenda, i sigurt dhe i pasigurt, i qetë por plot zhurmë. Jeton në atë mes-hapësirës të çuditshme, aty ku qëndron edhe besimi edhe dyshimi në të njëjtën tavolinë.
Je instinkti për të parë lart kur dikush thotë “dëgjo.” Je ajo dhembshuria e thellë për të ngushëlluar dikë pa e ditur saktë çfarë të thuash dhe me gjithë këtë, për ta bërë prapë. Je zëri që është i kujdesshëm me heshtjen dhe më i zëshëm në të shkruar sesa në të folur.
Më shumë sesa nga përgjigjet që jep, formohesh nga pyetjet që i shtron. Pyetje që shtyhen drejt kufijve të së njohurës si “po sikur kjo të mos jetë e gjitha?” apo “kush jemi ne kur askush nuk na shikon?”
Je përplot me histori jo vetëm ato që i ke lexuar, por edhe ato që i ke trashëguar, i ke imagjinuar apo i ke jetuar në mënyra të vogla e të padukshme. Nuk i mban mend të gjitha, por ndjen peshën e tyre. Ato të kanë ndërtuar.
Je dëgjuesi që nganjëherë do të ndërhyjë – jo nga padurimi, por nga entuziazmi. Nga dëshira për të thënë të kuptova, apo “e kam ndjerë dhe unë” sse ndosht ” nuk e kam ndjerë kurrë, por faleminderit që më le të provoj.”
Nuk je gjithmonë i qëndrueshëm. Disa ditë beson që njerëzit janë të mirë. Disa ditë mendon se je vetëm duke u përpjekur. Por gjithmonë shpreson se jemi më shumë sesa ajo që kemi mbijetuar.
Nëse do të të prezantoheshe pa asnjë armaturë identiteti, pa listat e rregullta të kategorive që i mbajmë si pasaporta do të të ofroja këtë: Ti lexues i ashur apo unë, jemi një proces në zhvillim. Jo një draft përfundimtar, jo një kapitull i fundit. Por një fjali që ende po shkruhet.
ti po aq sa unë!