Live Stories from Prishtina

LIVE

30 Tetor, 2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk po ndalet me aktivitetin fizik.

Edhe sot, ka përshëndetur me një “Mirëmëngjes nga Gërmia”, ndjekesit e tij në rrjete sociale.

Vrapimi dhe ngjitja në maja të ndryshme tash e sa vjet është pjesë e rutinës së ish- kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj, si lider i njërës nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, vazhdon kritikat në adresë të Qeverisë Kurti, duke e quajtur ekzekutiv të paaftë për të qeverisur me vendin.

Madje dje partia e tij, vendimin për rritjen e pagave e ka cilësuar si akt i blerjes së votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.